Nga: Paul Auster
Përktheu: David Hudhri
Në Paris u shpërngula në shkurt të vitit 1971, disa javë pas ditëlindjes sime të 24-t. Atëherë kisha ca kohë që shkruaja poezi dhe rruga që më çoi drejt takimit tim të parë me Beckett-in, nisi me Jacques Dupin-in, një poet të cilit ia përktheja veprat që kur isha student në Nju-Jork. U bëmë miq të ngushtë në Paris dhe meqenëse Jacques punonte si drejtor i botimeve në Galerinë “Maeght”, u takova me Jean-Paul Riopelle-n, piktorin franko-kanadez që ishte një nga artistët në galeri. Prej Jean-Paul-it takova dhe Joan Mitchell-in, piktoren amerikane me të cilën ndante një shtëpi që dikur e zotëronte Monet, në qytetin Vétheuil. Vite më parë, Joan ishte e martuar me Barney Rosset-in, themeluesin dhe botuesin e Grove Press, ndaj ajo njihej mirë me Beckett-in. Një mbrëmje rastisi që bashkë me të po diskutonim për veprat e Beckett-it, dhe kur ajo kuptoi se sa rëndësi kishte për mua, ngriti sytë dhe tha: “A dëshiron ta takosh”?
“Po”, iu përgjigja. “Sigurisht që po”.
“Atëherë thjesht shkruaji një letër”, më tregoi ajo, “dhe thuaji që ishte ideja ime”.
U ktheva në shtëpi, shkrova letrën dhe tri ditë më vonë mora një përgjigje nga Beckett-i, ku më informonte që ta takoja javën tjetër te La Closerie des Lilas.
Nuk e mbaj mend se ç’vit ka qenë. Ndoshta 1972 ose 1974. Por, le të marrim mesataren dhe të themi se ka qenë viti 1973.
Pas këtij takimi e pashë vetëm një herë tjetër – në një vizitë të radhës në Paris, në vitin 1979 – dhe përgjatë viteve kemi këmbyer një duzinë shënimesh dhe letrash. Vështirë ta quaje miqësi, megjithatë duke marrë parasysh admirimin që ndieja për veprën e tij (kur isha i ri kjo ndjenjë gati shkonte në idhujtari), takimet me të dhe korrespondenca sporadike për mua ishin jashtëzakonisht të çmuara. Mes grumbullit të kujtimeve do të përmendja ndihmën bujare që më dha kur po bëja përmbledhjen e “Random House Book of Twentieth-Century French Poetry” (për të cilën kontribuoi me përkthime të Apollinaire-t, Breton-it dhe Éluard-it); fjalimin prekës që mbajti një pasdite në një kafene në Paris mbi dashurinë e tij për Francën dhe se sa me fat ndihej që e kishte kaluar jetën e tij si i rritur aty; letrat miqësore dhe inkurajuese që më dërgonte sa herë që i çoja diçka që kisha botuar: libra, përkthime, artikuj mbi veprën e tij.
Kishte edhe momente me humor: një rrëfim pa kurrfarë emocioni i vizitës së tij të vetme në Nju-Jork (“Ishte tmerrësisht vapë, u vara te parmakët”), të mos të flasim pastaj për fjalinë e paharrueshme nga takimi ynë i parë kur, teksa i bënte shenjë kamerierit, pa arritur t’ia tërheqë dot vëmendjen, u kthye nga unë dhe tha, me atë theksin e tij të butë irlandez: “Nuk ka në botë sy, aq të vështirë për t’i kapur, sesa sytë e kamerierit.”
Atë pasdite te La Closerie des Lilas, një koment do të veçoja më shumë se të tjerët dhe jo vetëm, sepse na zbulon shumë Beckett-in si njeri, por flet për dilemën me të cilën duhet të jetojnë të gjithë shkrimtarët: dyshim i përjetshëm, paaftësi për të çmuar atë që ke krijuar”
Gjatë bisedës më tha se sapo kishte përfunduar përkthimin e librit “Mercier dhe Camier”, romani i tij i parë në frëngjisht, të cilin e kishte shkruar në mes të viteve 1940. Unë e kisha lexuar librin në frëngjisht dhe e shfaqa entuziazmin për të pa u rezervuar. “Një libër i mrekullueshëm”, i thashë. Por, Beckett-i tundi kokën dhe tha: “Oh jo, jo, nuk është shumë i mirë. Në fakt, kam hequr rreth 25 për qind nga origjinali. Versioni anglisht do të jetë goxha më i shkurtër sesa ai frëngjisht”. Dhe, unë i thashë: “Përse do ta bënit një gjë të tillë? Është një libër i mrekullueshëm. Nuk duhet të kishit hequr asgjë”. Sërish, Beckett-i tundi kokën: “Jo, Jo, nuk është shumë i mirë, nuk është shumë i mirë”.
Pas kësaj, nisëm të diskutonim për gjëra të tjera. Pesë apo dhjetë minuta më vonë, krejt papritur, u zgjat drejt meje, më shikoi në sy dhe foli: “Të paska pëlqyer vërtet? Mendove vërtet se ishte i mirë”?
Mos harroni se ky ishte Samuel Beckett-i dhe as ai nuk e rrokte dot vlerën e veprës së tij. Asnjë shkrimtar nuk e di, kurrë, madje edhe ata më të mirët.
“Po”, i thashë. “Mendova vërtet se ishte i mirë”. /Gazeta “ExLibris”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme