Një grua e nervozuar është filmuar me kamerë amatore duke u futur brenda një bordelloje, ku sulmoi dhe rrahu brutalisht një vajzë që ishte mbuluar vetëm me peshqir.
Arsyeja e rrahjes ishte që ajo punonte në bordello dhe kishte kryer marrëdhënie intime me bashkëshortin e saj, transmeton Telegrafi.
Gruaja kishte gjetur fotografitë e dyshes në telefonin e partnerit, dhe më pas kishte vendosur ta ndjekë nga pas në mënyrë të fshehtë në Phuket të Tajlandës.
E sapo ishte larguar ai nga bordelloja, gruaja ishte futur brenda dhe kishte gjetur prostitutën që kishte kryer marrëdhënie intime me të.
Ajo ishte mbuluar vetëm me peshqir, kurse gruaja e nervozuar vazhdimisht e godiste me shuplaka në fytyrë – përkatësisht rrahja zgjati për më shumë se pesë minuta.
Sikur kjo të mos mjaftonte, shumë gra tjera aty qëndronin dhe nuk bënin asgjë që t’i dalin në ndihmë asaj. E policia ka filluar hetimet për sulm fizik. /Telegrafi/