LAJMI I FUNDIT:

Superliga rikthehet me ndeshje interesante, vendoset titulli

Superliga rikthehet me ndeshje interesante, vendoset titulli

Elita e futbollit rikthehet sot me ndeshjet e javës së 17-të, të fundit për stinorin vjeshtor.

Xhiroja e fundit parashikohet të jetë interesante, sepse pikërisht në këtë xhiro do të vendoset kampioni vjeshtor.

Liderja e tabelës, Feronikeli sfidon Hajvalinë, ndeshje kjo që luhet të mërkurën për shkak se kampionët në fuqi ndodhen në Durrës në turneun ‘Pavarësia’, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë, Llapi që ka pikë të njëjta me Feronikelin do të udhëtojë në Skenderaj, ku do të ndeshet me Drenicën.
Ndërkaq, derbi luhet në kryeqytet, ku Prishtina e pret rivalin e vjetër Trepçën ’89, në një ndeshje të rëndësishme për të dy skuadrat.


Kjo javë hapet me sfidat Drenica-Llapi përkatësisht Drita-Vushtrria, takime këto që luhen të shtunën.
Ndërkaq, të dielën përveç ndeshjes mes Prishtinës dhe Trepçës ’89, janë në program të luhen edhe dy ndeshjet tjera, ku takohen: Liria-Besa, e Gjilani-Istogu.

Raiffeisen Superliga /Java e 17-të
E shtunë
Drenica – Llapi
B.Gashi, F.Berisha, D.Preniqi, G. Shala
Drita -Vushtrria M.Baliu, A.Latifi, G.Mehmeti, L.Mustafa

E diel
Liria – Besa
B.Batalli, B.Morina, R.Hyseni, S.Isufi
Gjilani – Istogu
N.Rraci, E.Zeqiri, F.Abrashi, B.Jahmurataj
Prishtina – Trepça ’89 B.Kosumi, A.Ejupi, J.Musolli, T.Maloku

E mërkurë
Feronikeli – Hajvalia
F.Tahiri,B.Kepuska, K.Bajrami, K.Vula
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

/Telegrafi/