LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj pelegrinëve serbë në Istog, intervistohen 11 persona

Sulmi ndaj pelegrinëve serbë në Istog, intervistohen 11 persona

Policia rajonale në Pejë ka intervistuar 11 persona, ku pesë prej tyre janë arrestuar në lidhje me sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut.

Në një komunikatë për media thuhet se personat e arrestuar, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu lidhur me dëmtimin e xhamave të autobusëve janë identifikuar tre persona të mitur të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit sipas procedurave, me urdhër te prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.


Ndryshe, me aprovim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës më 20 dhe 21 tetor, për vizitë në Kosovë kanë qëndruar një grup prej 170 vizitorëve serbë, të cilët kanë vizituar Manastirin e Deçanit, Patrikanën e Pejës dhe fshatin Studenicë.

Gjatë vizitës në fshatin Studenicë konkretisht gjatë largimit të vizitorëve një grup prej 50 deri 60 qytetarë të këtij fshati në shenjë pakënaqësie janë tubuar me tendencë për ta bllokuar rrugën për qarkullim të këtyre vizitorëve.

Policia kishte larguar qytetarët nga rruga, duke mundësuar lëvizjen e pelegrinëve serbë, por gjatë largimit të autobusëve persona të panjohur në atë kohë kishin hedhur gurë në drejtim të tyre, me ç’rast kanë dëmtuar një xham të njërit autobus si dhe janë plasaritur disa xhama të autobusit tjetër.

Nën përcjelljen e policisë, vizitorët janë larguar të sigurte dhe pa lëndime fillimisht në drejtim të qytetit të Istogut dhe pas ndërmarrjes se proceduarave të autorizuara ligjore është vazhduar sipas agjendës në drejtim të Mitrovicës.

Për veprimet policore gjatë zbatimit të detyrave është bërë vlerësim operacional dhe lidhur me shkeljet e mundshme është iniciuar hetim i brendshëm disiplinor, thuhet në komunikatën për media të Policisë rajonale në Pejë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori