Sulm me dronë në qytetet ruse, goditen fabrika e baterive dhe ajo e municionit

Autoritetet ruse kanë njoftuar se ka pasur një sulm me dronë në katër rajone gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut – ku shpërthimet të fuqishme janë dëgjuar në qytetet Lipetks dhe Yelets në rajonin e Lipetskut – që dikur ishte “shtëpia” e një baze ajrore që më vonë u shndërruar në fabrikë të baterive.
“Një zjarr shpërtheu kur një dron u përplas në një parking në një prej objektet në Yelets. Zjarri është lokalizuar, kurse punonjësit e objekteve afër janë evakuuar. Nuk raportohet për të lënduar”, tha guvernatori i Lipetsk, Igor Artamonov, transmeton Telegrafi.
Artamonov nuk specifikoi cila fabrikë është shënjestruar, por theksoi se rrënojat e dronëve janë parë në drejtime të ndryshme.
Gjithashtu thuhet se është goditur edhe një fabrikë e municionit kurse në kanalin e Astra në Telegram, janë publikuar pamjet e pasojave të këtij sulmi me dronë.
Sa i përket fabrikës së baterive, ato prodhonin për dronë, fluturake, anije dhe sisteme të ndryshme elektronike.
Ato gjithashtu përdoren edhe për sisteme të mbështetjes komunikuese, qendrat komanduese, tanke dhe simulues raketash. /Telegrafi/













































