Ata janë dy nga aktorët më të pëlqyer e më të suksesshëm në vend.
Fjala është për Vedat Bajramin dhe Osman Azemin, të cilët prej vitesh kanë rrëmbyer vëmendje të madhe me skeçet e tyre.
Falë humorit të veçantë dhe batutave të ndryshme, të njëjtit kanë arritur të grumbullojnë edhe mijëra ndjekës në rrjete sociale.
Ka qenë së fundmi Vedati, ai i cili ka ndarë një fotografi në Instagram ku shfaqet përkrah kolegut të tij, Osman Azemit.
Ata kanë bërë një transformim të madh në dukje, i cili tashmë është bërë viral gjithandej.
“Bëjmë renovim fasadë, glet izolim ,ngjyrë knauf. Urdhëroni myshteri. Ju mirëpresim”, ka shkruar ai.
Kjo duket të jetë realizuar për një nga shfaqjet e tyre për grupin humoristik “Stupcat”. /Telegrafi/