LAJMI I FUNDIT:

Steinmeier: Ukraina bie dakord për një armëpushim të ri në rajonet lindore

Steinmeier: Ukraina bie dakord për një armëpushim të ri në rajonet lindore

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ra dakord sot për një armëpushim të ri në rajonet lindore të përfshira nga konflikti, tha ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, pas takimit me Poroshenkon.

“Nëse ushtria ukrainase dhe rebelët prorusë vëzhgojnë armëpushimin për më shumë se një javë, do të ketë një shans për të arritur një ndarje afatgjatë të palëve ndërluftuese”, tha Steinmeier për agjencinë ukrainase të lajmeve, UNIAN.

Të martën, krerët e dy grupeve separatiste më të mëdha proruse në Ukrainën Lindore njoftuan se do të ndalonin milicitë e tyre për të mos hapur zjarr mbi ushtrinë ukrainase duke filluar që nga mesnata e së mërkurës.


Armëpushimi i ri vjen pas një përshkallëzimi të dhunës në javët e fundit, midis tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës