Spasovski nuk e mohon se mund të zëvendësohet nga posti ministrit, vendimin duhet ta shpallë Kovaçevski
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ia ka kaluar topin Kovaçevskit për shkarkimin e tij – ai hesht, hesht edhe Filip Nikolovski Urania.
Një ditë pasi Radio Lider njoftoi se kryeministri Dimitar Kovaçevski synon të shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ta zëvendësojë me Filip Nikolovski – Urania, heshtje në LSDM, përcjellë Telegrafi.
Radio Lider u bëri pyetje, por vetëm Spasovski u përgjigj.
“Për pyetjet përgjigjen më të mirë mund ta japë kryeministri Kovaçevski, autoriteti i të cilit është të propozojë zgjedhjen dhe shkarkimin e ministrave. Askush nuk më foli për këtë temë. Nëse hapet debat do të jetë në organet e partisë dhe në parlament, urime dhe gëzuar festat”, tha për Radio Liderin ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur informacioneve që dje i dhanë një burim nga kryesia. LSDM-së.
Burimi i radios dje bëri të ditur për një përplasje të madhe që po ndodh në LSDM. Përkatësisht, sipas pretendimeve të tij, kryeministri Dimitar Kovaçevski, nën mentorimin e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq, dëshiron ta shkarkojë Spasovskin dhe ta zëvendësojë me restauratorin e famshëm të Shkupit, Filip Nikolovski Urania.
Pasi Spasovski ia ridrejtoi përgjigjen Kovaçevskit, është kontaktuar kryeministri, i cili gjatë gjithë ditës nuk u është përgjigjur SMS-ve në të cilat është pyetur nëse dëshiron ta shkarkojë Spasovskin dhe në vend të tij ta emërojë Nikollovskin?
Për këtë, sipas informacioneve të Liderit, ka një indinjatë të madhe nga ana e ish-liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
Heshtja e kryeministrit, por edhe e LSDM-së në pushtet, e cila çuditërisht hesht për pretendimet e mediave, ngre dyshime se ka të drejtë burimi shumë i pozicionuar i Liderit kur thotë se aty mbretëron realisht kaos i vërtetë.
Përveç Kovaçevskit, gjatë gjithë ditës ka heshtur edhe Nikollovski, i cili nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen se a do të pranojë të jetë personi i parë në MPB? Fakti që zëvendësministri aktual i Financave refuzon të përgjigjet ngre dyshime se ai po përgatitet të zërë vendin e Spasovskit.
Siç mëson Lider, në ditët në vijim pritet zbardhja e kësaj situate, pikërisht siç ka lënë të kuptohet Oliver Spasovski në përgjigje, “përmes organeve të partisë”. Gjegjësisht, pritet që në mbledhjen e radhës të Bordit Qendror të LSDM-së të ndodhë një stuhi e vërtetë lidhur me këtë çështje, njofton radioja, transmeton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjekë e infermierë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet…
Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim
Limani paralajmëroi projektin “Bli shtëpi për të rinjtë” dhe mbështetje për kompanitë që do të punësojnë nëna me tre apo më shumë fëmijë
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri