Sot pesë viktima dhe 358 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.275 testime për coronavirus, ndërsa 358 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup - 173, Prilep - 41, Kumanovë - 22, Kavadar - 21, Tetovë - 13, Veles - 11, Manastir dhe Kriva Pallankë - 9 secili, Ohër - 8, Negotinë - 7, Krushevo - 6, Stip - 5, Strumicë dhe Gjevgjeli - 4 secili, Strugë, Dellçevë dhe Valandovo - 3 secili, Gostivar, Kërçovë, Resnjë, Radovish dhe Probishtip - 2 secili, Kocani, Sveti Nikole, Dibër, Demir Hisar, Kratovo dhe Makedonski Brod - 1 secili.
Nga MSH thonë se në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 341 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.456, prej të cilëve 88.301 janë shëruar, ndërsa 3.003 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (16 shkurt) është 6.152./Telegrafi/



















































