Telegrafi mëson se sot rreth orës 11:15, pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të caktuar mbajtjen e Seancës së Jashtëzakonshme për vazhdimin e mandatit të EULEX-it për dy vitet e ardhshme.
“Në orën 11:15, është mbledhja e Kryesisë ku do të vendoset se kur do të mbahet seanca për vazhdimin e mandatit të EULEX-it”, i ka thënë ky burim Telegrafit.
Edhe pse mandati i EULEX-it përfundon sot, nga mbledhja e Kryesisë që u mbajt dje nuk kanë treguar se kur do të mbahet seancë për këtë çështje.
Ndryshe, dje Qeveria e Republikës së Kosovës, u mblodh urgjent në orën 18:00, në ndërtesën e Qeverisë, për të diskutuar çështjen e vazhdimit të mandatit të Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX. /Telegrafi/