Ditën e sotme do të zhvillohet “Maratona e Tiranës” e cila mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash, si dhe ka vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet, duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme.
Qytetarëve i është bërë apel që sot të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private dhe të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit te garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar, si dhe t’u binden menjëherë urdhrave të shërbimeve policore, në devijimet eventuale të trafikut që do të kërkohen.
Gjithashtu, kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve që të mos parkojnë automjetet e tyre private, brenda perimetrit të garës dhe të heqin vullnetarisht mjetet e parkuara në rrugët ku do të zhvillohet gara , nëse i kanë parkuar disa ditë më parë, pasi në të kundërt, do të spostohen me mjet ngritës, nga shërbimet policore.
Policia Bashkiake bën me dije se ata qytetarë , që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve që ndodhen brenda perimetrit të garës, duhet t’i nxjerrin ato, jashtë perimetrit, përpara orës 08:00 të datës 22 Tetor, nëse kanë planifikuar udhëtime, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 15:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin me automjet, nga zona e tyre e banimit që ndodhet brenda perimetrit te garës.
Përveç automjeteve, Policia Bashkiake kërkon mirëkuptimin dhe të drejtuesve të biçikletave, monopatinave , apo motorëve elektrike që të mos lëvizin në rrugët brenda perimetrit dhe gjatë zhvillimit të garës, pasi kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar. Ndërkaq, këmbësorët do të ndihmohen nga shërbimet policore dhe vullnetarët për të kaluar rrugën, në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit.
Plani i lëvizjes së automjeteve:
Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 22 Tetor 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2023” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:
Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “e Durrësit”, rruga “e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.
2.1 Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:
Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek rruga “e Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga “e Dibrës, rruga “e Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga “e Kavajës” nga Ura teknologjike deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Ëillson” deri te rruga “Vaso Pasha”.
Në kryqëzimin e rrugës “së Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.
Në kryqëzimin e rrugës “së Barrikadave” me rrugën “e Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.
Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “së Durrësit”.
Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “së Kavajës”.
Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.
Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
2.2.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
-Linja Nr. 1/A “Selitë — Kristal — Qendër — Stacioni i Trenit — Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2 — Kristal — Qendër — Stacioni i Trenit — Allias” pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 2 “Teg — Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
Linja Nr. 3 “Kashar –Yzberisht – Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek heshi “Karl Topia”.
Linja Nr. 4 “Qendër — QTU — Megatek — City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.
Linja Nr. 5 /A “Ish-Kombinati i Autotraktorëve — Qendër” devijon te ura e rrugës “së Elbasanit”.
Linja Nr. 5 /B “Institut — Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.
Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” . – Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit — Qendër — Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium — TEG” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.
Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti — Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri — Qendër — Ish-Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës “së Elbasanit”.
Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re — Sharrë” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
Linja 12/B “5 Maji — Sharrë” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Ëillson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.
Linja Nr. 14 Unaza pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 15 “Kombinat — Kinostudio” të devijojë te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 Dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).
2.3.Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, Teknologjike dhe Transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 22 Tetor 2023 nga ora 08.00 -16.00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë