Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.277 testime për coronavirus, ndërsa 1.422 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-618, Kumanovë - 94, Prilep - 89, Veles - 76, Tetovë - 63, Gostivar - 54, Kavadar - 53, Manastir - 50, Shtip - 39, Gjevgjeli - 38, Ohër - 33, Strumicë - 27, Negotinë - 26, Koçan - 22, Kërçovë - 17, Strugë 13, Resnjë - 12, Probishtip - 10, Dibër, Berovë dhe Sveti Nikollë - nga 9, Kriva Pallanka dhe Radovish - 8 secili, Valandova - 7, Bogdanci dhe Demir Kapija - 6 secili, Makedonski Brod dhe Pehçeva - 5 secili, Vinica dhe Delçeva - 4 secili, Krusheva - 3, Demir Hisar dhe Kratova - 2 secili, Dojran - 1.


Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 33 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 457 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i të infektuarve shkon në 124.910, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, ndërsa 3.607 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (26 mars) është 17.472./Telegrafi/