Sot 29 viktima dhe 561 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.384 testime për coronavirus, ndërsa 561 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 249, Kumanovë - 49, Strumicë - 40, Ohër - 30, Shtip - 25, Tetovë - 23, Prilep - 18, Kavadar - 16, Manastir - 14, Veles - 12, Kërçovë - 10, Gostivar - 9, Radovish - 8, Koçan - 7, Strugë dhe Sveti Nikole - nga 6, Resnja dhe Dibra - nga 5, Gjevgjelia, Berova, Vinica dhe Makedonska Kamenica - nga 4, Negotina - 3, Kriva Pallanka, Dellçeva, Valandova dhe Kratovoa- nga 2 secila, Probishtipi dhe Bogdanci - nga 1.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 29 pacientë të tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 507 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 186.010, prej të cilëe 166.606 janë shëruar, ndërsa 6.396 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (17 shtator) është 13.008./Telegrafi/



















































