Sot 21 viktima dhe 999 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.566 testime për coronavirus, ndërsa 999 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-465, Prilep - 53, Kumanovë - 52, Veles - 48, Kavadar - 43, Gostivar - 38, Negotinë - 37, Tetovë - 36, Manastir - 35, Ohër - 33, Shtip - 30, Gjevgjeli - 23, Koçani - 16, Kriva Pallanka - 10, Kërçovë - 9, Vallandovë - 8, Strumicë - 7, Radovish - 7, Berovë - 6, Bogdanci - 6, Demir Kapija - 6, Resnjë - 4, Dibër - 4, Probishtip - 4, Vinicë - 4, Strugë, Krushevë - 3, Demir Hisar - 3, Sveti Nikole - 2, Delçeva - 2, Makedonski Brod - 2.
Nga MSH gjithashtu njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 21 pacientë të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19, prej moshës 50 deri 90.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 711 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 117.437, prej të cilëve 99.837 janë shëruar, ndërsa 3.424 kanë ndërruar jetë. Deri sot (19 mars) numri i rasteve aktive është 14.176./Telegrafi/




















































