Sonte në emisionin e radhës “Përballje” do të diskutohet për cilësinë e ajrit në Kosovë. A është gjendja alarmante dhe kush janë ndotësit kryesorë?
Pse sipas Antigona Dervishaj nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës që nga tetori është shtuar numri i pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes? Cila është përgjigjja e Ambasadës amerikane për cilësinë e ajrit në Prishtinë e rrethinë?
Pse Edmond Nulleshi nga Korporata Energjetike e Kosovës thotë se KEK nuk është ndotësi i vetëm kryesorë në vend?
A duhet që qytetarët të dalin me maska mbrojtëse në rrugë e t’i hapin dritaret? A janë matjet afër Ambasadës amerikane ndryshe prej atyre që i bën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës?
Për këto tema në emisionin “Përballje” që transmetohet sonte nga ora 20:20 flasin:
Letafete Latifi – drejtore, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës;
Edmond Nulleshi – drejtor i Shërbimeve të përbashkëta në KEK
Antigona Dervishaj – specialiste e shëndetit publik, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës;
Rinora Gojani – KOSID
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini.
Ky emision transmetohet çdo të hënë nga ora 20:20 dhe repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/