Sado që zyrtarët e lartë kosovarë po zotohen për përmbylljen më të shpejtë të transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës- FAK, proces i filluar në gjysmën e mandatit të qeverisë së kaluar dhe i planifikuar edhe për vitin e parë të koalicionit të tanishëm PDK-LDK, analistët politikë, por edhe disa deputetë konsiderojnë se premtimet e qeveritarëve të Kosovës po përdoren vetëm sa për të mbuluar dështimin e tyre të deritanishëm.
Sipas tyre, nuk është ndonjë rastësi, derisa edhe në planin legjislativ të Qeverisë së Kosovës, Ligji për transformimin e FSK-së në ushtri është lënë për fundin e vitit 2017, respektivisht për fundin e shtatorit të këtij viti.
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, konsideron se derisa ka një bllokim të këtij procesi nga deputetët serbë, atëherë gjetja e një alternative tjetër veprimi në këtë drejtim do të duhej bërë në një bashkëkoordinim shumë të unifikuar mes pozitës dhe opozitës parlamentare të shumicës së partive politike, që janë pro Ushtrisë së Kosovës.
“Shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, në aspektin kushtetues, është një proces i ndërlikuar dhe pothuajse i pakapërcyeshëm, për shkak se duhen dy të tretat e votave të deputetëve serbë. Ne duhet të gjejmë një rrugë të tërthortë, që FSK-në ta pajisim me pajisje ushtarake, sepse rrugë tjetër nuk ka. Po vijnë zhvillime të papritura, të cilat e rrezikojnë sigurinë e Kosovës si shtet, kështu që ne nuk mund të rrimë duarkryq”, tha Salihaj për “Kosova Sot”.
Deputeti Zafir Berisha nga radhët e Nismës për Kosovën thotë se sado që në planin legjislativ kjo çështje është propozuar të trajtohet në vjeshtën e vonë të këtij viti, pas zhvillimeve të fundit, provokimeve dhe kërcënimeve të hapura nga Serbia, në komisionin përkatës të Kuvendit të Kosovës është arritur një dakordim, që të iniciohet përshpejtimi i procedurës.
“Në Komisionin për siguri dhe FSK e kemi diskutuar mundësinë që Ligji për transformimin e FSK-së të procedohet me prioritet të veçantë, më shpejt sesa që është paraparë në planin legjislativ, meqë ai ligj ka kohë që pret dhe është i gatshëm. Tani besoj që në takimin e radhës të komisionit javën tjetër do të mund ta flasim dhe ta marrim më seriozisht këtë çështje, për shkak edhe të rëndësisë, por edhe situatës së krijuar”, tha Berisha.
Presioni që kjo çështje të mos bëhet lojë elektorale për këtë fundvit, por që të veprohet me këmbëngulje për të gjetur rrugën më të shkurtër ligjore të tejkalimit të kësaj pengese vjen edhe nga AAK-ja.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, ish-kryetar i Komisionit për siguri në mandatin e kaluar, tha se {fakti që në planin legjislativ Qeveria e ka lënë këtë çështje për fundvit, lë të kuptohet se nuk e ka pasur dhe nuk e ka seriozisht deklarimin për ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, prandaj edhe nga AAK-ja do të insistohet që ky projekt strategjik të përmbyllet madje edhe duke anashkaluar me ligj përpjekjen e bllokimit eventual nga minoriteti serb./Kosova Sot/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia thotë se ka funksionalizuar sistemin e hallkave në të gjitha drejtoritë rajonale

Investimet e huaja direkte, BE kërkon legjislacion kontrollues të ri nga Shqipëria

Formimi i qeverisë së re, eurodeputeti austriak kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit