Presidenti Donald Trump nuk do të jetë i pranishëm të mërkurën për të parë se si pasardhësi i tij Joe Biden do të bëjë betimin në detyrën e tij të re, por mungesa e tij do të ketë “pak” ndikim në atë që mund të jetë një nga momentet më të rëndësishme të Ditës së Inaugurimit, dorëzimin e “valixhes bërthamore”.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, “valixhja”, e cili përmban pajisjet që Trump do të përdorte për të vërtetuar urdhrat e tij dhe për të nisur një sulm bërthamor, bartet nga një ndihmës ushtarak i cili shoqëron presidentin në çdo kohë – deri në sekondën që ai lë zyrtarisht detyrën më 20 janar.
Në mënyrë tipike, kjo “valixhe bërthamore” do t’i dorëzohej një ndihmësi tjetër ushtarak që qëndron në ose afër stendës së shikimit të inaugurimit ndërsa Biden bën betimin e tij për zyrën.
Por të mërkurën, ky shkëmbim do të ndodhë pak më ndryshe pasi Trump pritet të largohet nga Uashingtoni, DC, për në Florida – përpara ceremonisë së inaugurimit të Biden.
“Valixhja bërthamore” ka të ngjarë të udhëtojë me të, thonë ekspertët, që do të thotë se do të ketë të paktën dy “valixhe” në vende të ndryshme, duke paraqitur një sfidë unike për të siguruar transferimin e autoritetit pa probleme.
Gjithsesi, shkruan CNN, përcjell Telegrafi, ndërsa ai proces mund të ndodhë pak më ndryshe se sa në vitet e kaluara, ekzistojnë masa mbrojtëse për të siguruar një tranzicion pa ndërprerje të kontrollit bërthamor nga një president tek tjetri, pavarësisht nga rrethanat, sipas Stephen Schwartz, një koleg i vjetër jorezident në Buletini i Shkencëtarëve Atomikë.
Dorëzimi i ‘valixhes’
Në kundërshtim me atë që është “e njohur”, “valixhja bërthamore” nuk përmban një buton ose kode që mund të lëshojnë automatikisht një armë bërthamore, por në vend të kësaj ka pajisjet dhe autoritetet që Presidenti do të përdorte për të urdhëruar një sulm.
“Ekzistojnë të paktën tre deri në katër ‘valixhe identike’: një ndjek presidentin, tjetra ndjek zëvendëspresidentin dhe një tradicionalisht caktohet për të mbijetuarin e caktuar në ngjarje si inaugurimet dhe fjalimet”, sipas Schwartz.
“Më 20 janar, [valixhet shtesë] do të jenë jashtë qytetit diku me të caktuarit e tyre, duke lënë vetëm valixhen e [zëvendëspresidentit Mike] Pence nëse Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë nuk ka përgatitur (ose tashmë ka në dorë) një tjetër rezervë për Biden”, ka thënë ai për CNN, përcjell Telegrafi.
Për më tepër, nga presidenti kërkohet të mbajë me vete një “kartë plastike” të njohur si “biskota” në çdo kohë.
Kjo pajisje përmban kode alfanumerike që përdoren për të identifikuar pozitivisht presidentin, i cili mban autoritetin e vetëm ligjor për të autorizuar një lansim bërthamor.
Arsyeja është përcaktuar në mënyrë të qartë në Kushtetutë, e cila në këtë rast i jep Trumpit autorizim të plotë mbi arsenalin bërthamor të SHBA-së deri kur Biden të betohet në mesditë të mërkurën.
“Sipas Amendamentit të 20-të – dhe në mungesë të çdo thirrjeje të Amendamentit të 25-të që do ta bënte Mike Pence presidentin e përkohshëm – Donald Trump është president deri në orën 11:59:59 të mëngjesit më 20 janar. Deri në atë moment, ai është autoriteti i vetëm, ligjor – për të autorizuar përdorimin e ndonjë nga ose të gjithë arsenalin bërthamor të SHBA-së”, ka thënë më tej Schwartz.
“Nëse një ndihmës me valixhen e shoqëron Trumpin në Air Force One në Florida, ai ndihmës do të largohet në mesditë dhe do të kthehet në Uashington, DC, me valixhen”, shtoi ai.
Transferimi i autoritetit
Pas kësaj pike, Trump nuk do të ketë më një autoritet të tillë dhe kodet bërthamore që ai mbart do të çaktivizohen automatikisht.
Ndërkohë, Biden do të trashëgojë automatikisht fuqinë për të filluar një sulm bërthamor në të njëjtën kohë.
Kjo do të thotë nëse Trump do të përpiqej të urdhërojë një sulm në 12:01 pasdite të mërkurën, urdhri do të konsiderohej i paligjshëm dhe komandantët ushtarakë të ngarkuar me kryerjen e sulmit janë të detyruar të refuzojnë.
Kalimi i këtij autoriteti sigurohet nga fakti që kodet që Trump do të përdorte për të vërtetuar identitetin e tij si President do të bëhen të pavlefshme në atë kohë.
Ndërkohë, Biden ka të ngjarë të marrë “biskotën” e tij të mërkurën në mëngjes kur ai, dhe me gjasë zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, të informohen për procesin e fillimit të një sulmi bërthamor.
Por kodet e tyre nuk do të bëhen aktive deri në mesditën e së mërkurës, vë në pah CNN, përcjell Telegrafi.
“Mënyra më e lehtë për të menduar është se ekziston një ndërprerje dhe se cila ‘biskotë’ është e vlefshme në mesditën e të mërkurës”, sipas Vipin Narang, një ekspert i politikës bërthamore dhe profesor në MIT.
“’Biskota’ e Biden nuk do të ishte e vlefshme në 11:59 të mëngjesit dhe ajo e Trump nuk do të ishte e vlefshme në 12:01 pasdite”.
Në fillim të këtij muaji, Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi u tha Demokratëve të Dhomës në një letër se ajo foli me kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjeneral Mark Milley, për të diskutuar qasjen e Trump në kodet bërthamore mes thirrjeve që Presidenti të hiqej nga detyra, pasi një turmë e dhunshme pro-Trump sulmoi Kapitolin e SHBA-së.
Sidoqoftë, zyrtarë të lartë ushtarakë thonë se ndërsa Presidenti ka autoritetin e vetëm për të lëshuar armë bërthamore, ai nuk mund ta bëjë atë vetëm.
Nëse një armik do të niste një raketë në drejtim të SHBA-së, Presidenti do të ishte menjëherë në një rrjet të klasifikuar të komunikimit, duke marrë informata minutë pas minute dhe rekomandime se si të veprohet.
Siç shkruan CNN, ekzistojnë masa mbrojtëse kundër urdhrave të sulmit të paligjshëm qoftë bërthamor apo konvencional.
Për të qenë të ligjshëm, urdhrat duhet të kenë një synim legjitim, një objektiv të qartë ushtarak dhe të përdorin forca proporcionale.
Gjenerali i cili së fundi komandoi armët strategjike dhe tanimë është numri dy në Pentagon është i bindur se ushtria nuk do të ndiqte urdhrat e paligjshëm nga asnjë president.
“Nëse është e paligjshme, mendoni se çfarë do të ndodhë? Unë do të them: ‘z. President, kjo është e paligjshme’. Dhe merret me mend se çfarë do të bëjë? Ai do të thotë, ‘Çfarë do të ishte e ligjshme?’ Dhe ne do të dalim me opsione, me një përzierje aftësish për t’iu përgjigjur situatës, dhe kjo është mënyra se si funksionon. Nuk është aq e komplikuar”, konsideron gjenerali John Hyten, ish-komandanti i Komandës Strategjike të SHBA-së në vitin 2017.
Dhe nëse një president vazhdon të shtyjë urdhra të paligjshëm, një komandant ushtarak nuk do të ketë mundësi tjetër përveç dorëheqjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze