Asgjë nuk mund ta rikuperojë plotësisht dëmtimin nga dielli, megithëse lëkura ndonjëherë mund të rifitojë gradualisht ngjyrën dhe pamjen normale.
Le të ndjekim disa rregulla praktike për të parandaluar problemet e lëkurës të shkaktuara nga ekspozimi në diell:
– Përdorni kremrat solarë që ofrojnë mbrojtje ndaj të dy rrezatimeve, UVA dhe UVB. Faktori mbrojtës ndaj diellit (SPF) duhet të jetë minimumi 15. Kremi solar duhet të përdoret çdo ditë, edhe në ditet kur moti është i vrenjtur. Ato duhet të aplikohen në sasi të bollshme dhe të njëtrajtshme përpara se të dalim dhe duhet të riaplikohen në mënyrë frekuente veçanërisht pas notit apo pas aktiviteteve fizike që shoqërohen me djersitje të shprehur.
– Përdorni syze që sigurojnë mbrojtje 100% nga rrezatimi UV.
– Zgjidhni produkte kozmetike që ofrojnë mbrojtje nga rrezatimi UV.
– Evitoni ekspozimin direkt në diell sa më shumë te jetë e mundur, veçanërisht në orët kur rrezatimi është më intensiv ndërmjet orës 10:00 të paradites dhe 3:00 pasdite.
– Bëni vetëekzaminime të rregullta të lëkurës duke kontrolluar për shfaqjen e shenjave apo lezioneve të reja në lëkurë apo ndryshimin e lezioneve ekzistuese, transmeton Telegrafi.
– 80% e rrezatimit të marrë gjatë gjithë jetës së njeriut, merret përpara moshës 18 vjeç. Çdo prind duhet të sigurojë një model të mirë për fëmijën dhe t’i mësojë atij sjellje të kujdesshme për të parandaluar kancerin e lekurës të shkaktuar nga rrezatimi diellor.
– Vishni kapele me strehë të gjerë të cilat minimizojnë ekspozimin e fytyrës, kokës, veshëve dhe qafës ndaj rrezatimit diellor.
– Vishni veshje pambuku gjatë stinës së verës. Ato realizojnë një mbrojtje fizike ndaj rrezeve të dëmshme të diellit dhe duhet të jenë në linjën e parë të mbrojtjes nga dielli.
– Kërkoni hijen aty ku keni mundësi. Pemët megjithëse nuk ofrojnë mbrojtje të plotë nga dielli, realizojne bllokimin deri në 60% të rrezeve.
– Evitoni sallonet estetike të nxirjes artificiale. Rrezatimi artificial është po aq i dëmshëm për lëkurën sa edhe ai natyral. Pjesa më e madhe e salloneve për nxirje artificiale përdorin rrezatimin UVA i cili depërton me thellë ne lëkurë dhe nxit formimin e parakohshëm të rrudhave dhe të kancerit të lëkurës.
– Kufizoni ekspozimin ndaj sipërfaqeve reflektuese si uji. Rrezet UV mund të reflektohen dhe të kthehen mbrapsht nga sipërfaqe të tilla si: rëra, dëbora, uji.
– Është e rëndësishme të respektoni të gjitha masat mbrojtëse nga dielli edhe kur jeni në hije.
– Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, evitoni djegiet nga dielli pavarësisht metodës së përdorur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania