Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë intensifikuar ditëve të fundit, duke shtyrë shtetet evropiane të flasin për një urgjencë të re për dërgimin e një force paqeruajtëse.
Kur u përmend për herë të parë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, një vit më parë, ideja e një force evropiane për të ofruar sigurinë e Ukrainës pas luftës nuk pati shumë ndikim dhe nuk u morën seriozisht nga shumica e ekspertëve.
Por, kjo tani ka ndryshuar.
Sugjerimet e bëra nga i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, se Evropa “nuk do të jetë në tryezë” për negociatat mbi të ardhmen e Ukrainës, i dhanë një shtysë udhëheqësve në kontinent për ta bërë veten të rëndësishëm. Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën më 18 shkurt në Arabinë Saudite rritën tensionet, shkruan Evropa e Lirë.
Kryeministri holandez e shpjegoi situatën duke thënë se evropianët duhet të bien dakord mbi atë se çfarë mund të kontribojnë dhe “në këtë mënyrë do të arrijmë që të kemi një ulëse në tavolinë”.
Por, kjo nuk është arsyeja e vetme pas kësaj ideje.
“Kjo do të jetë një detyrë e vështirë për evropianët, por nuk mund të shmanget nëse kërcënimi i Rusisë ndaj NATO-s do të kontrollohet në Ukrainë”, tha Jamie Shea, i cili kishte shërbyer në pozita të ndryshme të larta në NATO para se të pensionohej më 2018.
Shea tha se do të mund të duhen afër 50.000 ushtarë evropianë, që nënkupton një strukturë prej 150.000 ushtarësh, me “rotacion pa ndërprerje”.
Bisedimet në Paris më 17 shkurt nuk prodhuan një rezultat të qartë në këtë drejtim, por diskutimi tani ka filluar seriozisht. Kryeministri britanik, Keir Starmer, politkisht ka investuar në këtë projekt, para një takimi që do të zhvillojë me presidentin amerikan, Donald Trump, javën e ardhshme.
Por, Starmer po ashtu ka thënë se misioni do të kërkonte përfshirjen e Uashingtonit, duke folur për një “siguri” nga SHBA-ja, sikurse është fuqia ajrore. Shea, i cili u bë i njohur si zëdhënës i NATO-s gjatë luftërave në vitet ’90 në Ballkan, tha se kjo gjë ngreh një problem të mundshëm.
“Evropianët duhet të jenë të kujdesshëm për dështimin në Bosnje në fillim të viteve ’90, kur evropianët ishin në terren dhe kritikonin vazhdimisht amerikanët që ishin të sigurt në ajër”, tha ai.
Deklaratat e Starmerit lidhur me gatishmërinë për të dërguar trupa tërhoqën vëmendjen e mediave, por gjithashtu kritikët thanë se kapacitetet ushtarake të Britanisë janë të kufizuara. Kryesorët në mesin e kritiëve ishte Richard Dannatt, ish-kreu i ushtrisë britanike, i cili tha se ushtria është “aq e shkatërruar” sa që nuk mund të udhëheqë një mision të tillë.
Ushtria e Britanisë gjerësisht është përqendruar në operacione kundër terrorizmit dhe kundër kryengritjeve që nga viti 2001. Në dekadën e fundit është përballur me shkurtime dhe në një raport parlamentar në shtatorin e vitit të kaluar u tha se Britania ishte e “papërgatitur” për të luftuar kërcënimin rus.
Në korrik, vetë Starmeri tha se forcat e armatosura të Britanisë ishin “të dobësuara”.
Gjatë një konferencë për media më 18 shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet nëse e mbështet dislokimin e paqeruajtësve evropianë në Ukrainë, si pjesë e një marrëveshjeje.
“Nëse ata duan ta bëjnë këtë, shumë mirë. E mbështes”, tha ai.
Trump shtoi se nëse arrihet një marrëveshje e paqes, duhet të ketë trupa evropiane.
“Ne nuk duhet të dërgojmë sepse jemi shumë larg. Nuk e kundërshtoj [idenë e dërgimit të trupave] aspak”, tha Trump.
Fuqia tjetër e madhe ushtarake e Evropës është Franca.
Ushtria franceze është më e madhe në numra sesa ajo britanike, por po ashtu është sfiduar pasi për vite të tëra ka bërë dislokime luftarake në mbarë Afrikën. Ekspertët francezë kanë shprehur skepticizëm lidhur me kapacitetet e ushtrisë për një konflikt me intensitet të lartë, sikurse ai në Ukrainë.
“Ne na kanë mbetur vetëm gjashtë raketahedhës me rreze të gjatë veprimi, ne nuk kemi asnjë mjet për të luftuar kundër dronëve”, tha në nëntor të vit të kaluar Léo Péria Peigné nga Instituti francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Më 18 shkurt presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha për mediat franceze se Parisi nuk po “përgatitet të dërgojë trupa tokësore në konflikt, në front të luftës” në Ukrainë, por po e shqyrton, së bashku me Britaninë, që të dërgojë “ekspertë, apo edhe trupa, në terma të kufizuar, jashtë çdo zone të konfliktit”.
Suedia dhe Holanda kanë lënë të kuptohet se mund të jenë të gatshëm të ofrojnë trupa nën disa kushte të posaçme. Por, Polonia e cila ka një ushtri të madhe, tha se nuk është e gatshme për një gjë të tillë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, që u largua para se të përfundonte takimi në Paris më 17 shkurt, tha se ishte i “shqetësuar” nga, siç tha ai, “diskutim para kohe” për këtë çështje.
Sondazhet në Gjermani sugjerojnë se Scholzi do të humbë zgjedhjet federale më 23 shkurt. Por, ai do të ketë drejtimin e shtetit edhe për disa muaj të tjerë, derisa të zhvillohen negociatat për formimin e një koalicioni qeverisës. Sigurisht, ai mund të jetë më i prirë që të mbështesë idenë e dërgimit të trupave gjermane në Ukrainë, pasi të kenë përfunduar zgjedhjet.
Ligjvënësi nga partia kryesore opozitare gjermane, Kristiandemokratët, Juergen Hardt, i tha Radios Evropa e Lirë se ai mund të imagjinojë dërgimin e trupave në terren, nën flamurin e Kombeve të Bashkuara. Partia e Hardtit ka gjasa që të udhëheqë qeverinë e ardhshme gjermane.
“Unë nuk e përjashtoj një rol ushtarak gjerman nëse ka një marrëveshje të paqes mbi bazën e një rezolute të OKB-së, ku kërkohen forca ndërkombëtare për të mbikëqyrur ose kontribuar në atë paqe”, tha ai.
Kjo ngre një pikë kyç se sa realist mund të jetë një mision të tillë.
Nicu Popescu nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë tha se sheh një vështirësi tjetër.
“Problemi me misionet tradicionale paqeruajtëse është se ato janë të lidhura me vendimet e OKB-së, që do të thotë se Rusia mund të vendosë veto apo të përfundojë misionin në çdo kohë”, tha Popescu për REL-in muajin e kaluar. Popescu ka qenë ministër i Jashtëm i Moldavisë në periudhën 2021-2024.
Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka të drejtë vetoje.
Në të njëjtën kohë, Popescu tha se shumica e diskutimeve nuk janë përqendruar në një forcë paqeruajtëse, por në një forcë parandaluese. Jamie Shea tha se pajtohet dhe ngriti dy çështje të tjera.
“A do të përdorim forcat e NATO-s që aktualisht mbrojnë kufijtë e NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore? Polonia është kundër kësaj. Dhe, a duhet të përqendrohemi më shumë në forcimin e ushtrisë ukrainase si forcë kryesore penguese dhe të shpenzojmë paratë tona për këtë, në vend që për forcën evropiane të sigurisë, siç po kërkon Danimarka?”.
Po ashtu, peshë të madhe kanë edhe aspektet politike. Sondazhet në Evropën Perëndimore vazhdimisht kanë treguar se ka nivel të ulët të mbështetjes sa i përket dërgimit të trupave në Ukrainë.
Rreziqet për dërgimin e një kontingjenti të tillë, madje edhe në një rol joluftues, do të ishin të mëdha. Rregullat për përfshirje do të duhej të përcaktoheshin, duke përfshirë edhe atë se si do të reagohej nëse qëllohen nga forcat ruse dhe për pasojat politike nëse viktimat do të ishin në numër të madh.
“Do të jetë një ide që vështirë do të marrë dritën e gjelbër”, tha Niklas Granholm nga Agjencia suedeze për Hulumtime të Mbrojtjes.
“Po të shkosh nga perëndimi në lindje, ke diçka që dikur quhej boshti i pasigurisë. Evropianët lindorë e ndiejnë këtë shumë qartë. Por, kjo nuk është aq e qartë sa më në perëndim të shkosh”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Si kanë qenë ndër vite marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Ukraina duhet të arrijë marrëveshje për mineralet, thotë këshilltari i Trump

Macron tregon se çka do t'i thotë Trumpit gjatë takimit në Uashington

Musk: Zelensky 'po ushqehet me trupat e pajetë' të ushtarëve ukrainas

Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës