Site icon Telegrafi

Si të dalloni nëse jeni nën stres? Zbulojeni me ndihmën e këtij testi japonez

Çdo ditë përballemi me sfida të ndryshme – qofshin angazhime në punë, probleme financiare, mosmarrëveshje në marrëdhënie apo situata të tjera stresuese.

Ekspozimi afatgjatë ndaj stresit mund të shkaktojë pasoja fizike dhe psikologjike, si lodhje, rraskapitje, madje edhe probleme të ndryshme shëndetësore. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të njihni në kohë shenjat e stresit dhe të mësoni se si ta bëni më të lehtë për trupin tuaj.

Një mënyrë për të zbuluar se sa të stresuar jeni mund të jetë një test i zhvilluar nga një neurolog japonez. Ky test është i thjeshtë, por shumë efektiv.

Përkatësisht, duhet të shikoni me kujdes foton. Nëse imazhi mbetet statik dhe i qetë, do të thotë që nuk jeni nën stres. Megjithatë, nëse vëreni se imazhi po lëviz pak, kjo tregon se jeni nën stres. Nëse imazhi duket sikur po rrotullohet ose po lëviz me shpejtësi, kjo është një shenjë se jeni nën shumë stres.

Ky test mund t’ju ndihmojë të identifikoni nivelin tuaj të stresit dhe të vendosni se kur është koha për të bërë një pushim dhe për t’u përqëndruar në shëndetin dhe rimëkëmbjen tuaj mendore.

Exit mobile version