Letrat e dashurisë janë zyrtarisht të modës së vjetër

Sipas CNN, një studim i ri zbuloi se dërgimi i fotove nudo ose teksteve seksuale është mënyra e re për të mbajtur shkëndijën e ndezur në marrëdhënien tuaj.


Hulumtuesit në Universitetin Drexel, anketuan 870 amerikanë të moshës nga 18 deri në 82 vjeç për studimin e tyre.

Ata zbuluan se 88 përqind e të anketuarve kishin shkëmbyer mesazhe seksuale, dhe 82 përqind e kishin bërë këtë para një viti.

Studiuesit gjithashtu pyetën pjesëmarrësit në lidhje me kënaqësitë e tyre seksuale dhe rezultoi se shumica e njerëzve që praktikonin 'sexting', ishin më të lumtur dhe më të kënaqur seksualisht.

surprised woman looking at her smartphone

Njerëzit që ishin në një lidhje, por jo "shumë serioze", ishin më të lumtur me marrëdhëniet e tyre në tërësi kur i dërgonin njëri-tjetrit foto ose mesazhe seksi.

(Njerëzit në marrëdhënie "shumë të përkushtuara" nuk kishin asnjë efekt nga sexting, ndoshta sepse ata i kanë parë të gjitha tashmë.)

Burrat kanë më shumë gjasa të jenë më të kënaqur nga sexting.

28 022337 the best sexting apps