Ka nga ata që nuk mund të flenë duke menduar për të mërkurën dhe që kujtojnë një karikaturë historike për të shpërqendruar veten.
Ky është rasti i Susos, sulmuesit të Sevillas që në më pak se 24 orë do të përballet me Romën në finalen e Ligës së Evropës.
Në Twitter, ai lëshoi një mesazh, por, në të njëjtën kohë, sa të qartë po aq edhe të paqartë.
Në fakt, ish-lojtari i Milanit ka postuar një foto që portretizon shtatë topat e famshëm të filmit të animuar “Dragon Ball Z”.
Referenca zbavitëse lidhet padyshim me mundësinë e klubit spanjoll për të fituar trofeun e Ligës së Evropës për het të shtatë në histori.
Postimi u shoqërua edhe me elipsa dhe një orë rëre, për të simbolizuar se është vetëm çështje kohe.
Eshtë e panevojshme të thuhet se mesazhi u bë menjëherë viral, duke ndezur ironinë e fansave të të dy taboreve. /Telegrafi/
… ⏳ pic.twitter.com/KWVZgRvgvr
— SusoFernandez (@suso30oficial) May 29, 2023