LAJMI I FUNDIT:

Shumë zona në kryeqytet dhe vendbanimet përreth mbesin pa ujë të pijshëm

Shumë zona në kryeqytet dhe vendbanimet përreth mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e saj në zonat Graçanicë, Çagllavicë, Hajvali, lagjja “Nic”, lagjja “Qëndresa”, lagjja “ Janina”, Veterniku, bizneset përgjatë rrugës Prishtinë-Ferizaj, Mati 1, Aktash 1 dhe 2, si dhe zona qendër se gjatë ditës së sotme do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, kjo po vije si rezultat i dëmtimit të tubit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali, sërish nga investitorë privat.

“Mungesa e ujit të pijshëm do të jetë prezente në zonat e lartcekura deri në sanimin e gjendjes. Natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit do të jetë e vështirë për sanim në kohë të shkurtër. Kërkojmë ndjesë nga konsumatorët e zonave të lartëcekura, ku dëmtime të tilla nga investitorë privat janë bërë dukuri e përditshme dhe e pashmangshme, pa kurrëfarë përgjegjësie nga ana e tyre ndaj qytetarëve tanë dhe ndaj institucionit tonë”, thuhet në njoftim.


Kompanie thotë se ekipet teknike të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori