Antoinette Kalaj është modele dhe aktore shqiptare me adresë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka lindur në Bronx, ndërsa filloi të merret me modelizëm. Kampanjën e parë zyrtare e nisi si 17-vjeçare për brendin e rrobave, ‘The Limited’.

Pasi filloi të jetonte në Michigan, ajo nisi të merrej edhe me aktrim. Pas paraqitjes në filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, u vendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën e plotë si aktore.


Shumë shpejt u angazhua në serialin “Gossip Girl” (krahas Elizabeth Hurley, Chace Crawford e Blake Lively), ndërkohë që vazhdonte të angazhohej në fushata reklamuese dhe angazhime të modës.

Ajo konsiderohet prej femrave më atraktive të skenës në SHBA. /Telegrafi/

antoinette 1

antoinette 2

antoinette 3

antoinette 4