Javën që shkoi, shqiptarët kudo që jetojnë shënuan festën kryesore – 28 Nëntorin – që është shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Edhe pse të ndarë me kufij shtetëror, festa kryesore e shqiptarëve mbetet bashkim i popullit. Në disa kryeqendra shqiptare u jetësuan për herë të parë figurat më të mëdha historike shqiptare.
Edhe sot vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e gjuhës, simboleve, si dhe për unifikim të kombit shqiptar. Sot, shqiptarët i kanë dy shtete të pavarura – Shqipërinë dhe Kosovën.
Ndërkaq në Maqedoni, Serbi dhe Mal të zi jetojnë si pakica kombëtare.
Në Kosovën që u pavarësua më 2008, ende nuk është krijuar një realitet politik, thotë ish-kryeministri Bajram Kosumi, i cili flet për procesin e ringritjes së shqiptarëve dhe faktorizimin e tyre në ballkan.
Institucionet vendore, thotë ai, kanë para vetës tri detyra kryesore të cilat ofrojnë garanci dhe siguri për paqen në Kosovë.
“Elita shqiptare në Kosovë ka tri detyra kryesore që duhet t’i përfundojnë me sukses. Detyra e parë është procesi i integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, evropianë, të NATO-s etj. Kjo është një garanci për sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe rajon. Por detyrimisht detyra e dytë e lidhur me këtë është zgjidhja e problemit me Serbinë.
Ky është problemi i dytë, fatkeqësisht nuk varet prej neve, varet më shumë prej Serbisë se sa prej faktorit tonë por neve na godet kjo dhe duhet të merremi me këtë sepse me dëshirë nuk do të duhej të merreshim me të.
Dhe çështja e tretë është jeta e përditshme, zhvillimi ekonomik, kultura e përditshme jetësore, besimi ynë në jetën e përditshme që qeveritë e deritanishme të ngarkuara me dy problemet e para e kanë lënë në vend të tretë dhe nuk janë interesuar shumë për këtë temë. Ky është një gabim, sepse jeta e përditshme e determinon çdo proces tjetër”, deklaron shkrimtari Bajram Kosumi.
Ngjarja kryesore e shqiptarëve u shënua më 28 nëntor 1912, e cila shënoi kthesën më të madhe historike.
Qeveria e Ismail Qemalit u krijua me mesazhin e bashkimit, thotë profesori nga Shqipëria, Enver Bytyçi, i cili konsideron se sot mungon unifikimi.
“Qeveria e Ismail Qemalit u krijua me mesazhin e bashkimit, me mesazhin e unifikimit të kombit shqiptar, të shtetit shqiptar. Si do që veprimtaria e kësaj qeverie shtrihej deri në Berat, Lushnje, Fier dhe në rrethinat e Vlorës dhe jo më tutje, por sërish mesazhi ishte i tillë. Ndërsa, sot fatkeqësisht ne shohim një arrogancë të çuditshme në dëm të interesave të kombit shqiptar.
Një njëanshmëri dhe një përpjekje për të sunduar me element të bindur dhe të dëgjueshëm por kurrsesi me njerëz që përfaqësojnë rryma politike dhe përfaqësim krahinor dinjitoz dhe për pasojë Shqipëria mendoj që ka bërë në këtë pikëpamje ka bërë një regres të madh. Regresi është i tillë në pikëpamjen e mentalitetit dhe pikëpamjen e shfaqjes së arrogancës, sa që është i pakrahasueshëm”, u shpreh Bytyçi.
E në vendin ku jetojnë mbi 60 mijë shqiptarë, Serbia ndalon përdorimin e flamurit kombëtar.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim e padrejtësi nga shteti serb.
Atje, shqiptarët përbëjnë pakicën e katërt më madhe.
Por atyre u pasivizohen adresat e banimit – që në thelb konsiderohet formë e spastrimit etnik përmes metodave administrative, sipas një raporti më 2021 të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi.
“Tani pas luftës në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës festohet edhe publikisht por pa flamurin kombëtar. Ai natyrisht se mund të përdoret por menjëherë lëshohen dënime me para që kushtojnë deri në 2500 euro për vendosjen e flamurit pa prezencën e flamurit serb, kur flamurin kombëtar e vendosim kudo që kemi në objektin e komunës, apo kudo qoftë.
Megjithatë në këtë drejtim ne nuk do të ndalemi së identifikuari si shqiptar njëlloj si ata në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi apo kudo që janë shqiptarët nëpër botë. I vetmi regjion është Presheva, Medvegja, Bujanoci që shqiptarët nuk e kanë të drejtën e përdorimit të simbolit kombëtar qoftë edhe për festa kombëtare”, thotë Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë.
Në 112-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Tuz të Malit të Zi u përurua shtatorja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut.
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj flet për KosovaPress, për sfidat me të cilat po ballafaqohen shqiptarët atje.
“Mbetemi te kërkesa kryesore për investime, për të ndërtuar infrastrukturë të lënë pas dore, për të ofruar kushte që njerëzit tanë të mos kenë nevojë të lëshojnë vendin dhe të jemi vend tërheqës meqë është turizmi dhe ne jemi rajon me bukuri përrallore natyre. Por sido që të jetë ajo që mbetet kërkesë e jona dhe diçka që duhet të punojmë të gjithë ne dhe të mos kënaqemi me të arriturat është ruajtja e identitetit.
Të angazhohemi që karshi asaj të ruajmë ekonominë që njerëzit tanë të rrinë brenda, natyrisht të ruajmë edhe identitetin. Dua të cek se kurrë më pak nuk është nevoja që të frikohemi nga humbja e identitetit, mirëpo duhet ditur se në situata që krijohen nga shtetet fqinje, tashmë të dëshmuar tradicionalisht jo fort të afërt apo të them pozitiv ndaj çdo gjëje që është shqiptare”, thotë Camaj.
Në Maqedoninë e Veriut me rreth 2 milionë banorë, 29 për qind janë shqiptarë, sipas regjistrimit të popullsisë më 2022.
Me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar më 2001 ishte nënshkruar Marrëveshja e Ohrit.
Dokumenti që njihet si kontratë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme.
“Tashmë ne nuk bëjmë luftë për një universitet në gjuhën shqipe, por kemi tri universitete në aspektin teknik edhe të përparuara. Por ka rënë dukshëm niveli i arsimimit edhe ajo është një dobësi e jona sepse arsimtarët, punonjëset e arsimit, profesorët në universitete filluan të keqpërdorin detyrën e tyre edhe shkatërrimi i arsimit në Shqipëri e Kosovë solli edhe në Maqedoni.. sepse filluan të blihen diploma universiteti, të bëhen ndryshime të ndryshme. Vlera u zëvendësua me jo vlerën dhe cilësia u zëvendësua me jo cilësinë. Dhe ky është problem kryekëput i cili ka të bëjë me ne si shqiptarë”, thotë ish-deputeti i Maqedonisë së Veriut, Muhamed Halili.
Kur Shqipëria shpalli pavarësinë, në Kuvendin e atëhershëm të Vlorës bënin pjesë edhe delegatë nga Kosova, duke u bërë kështu nënshkrues të këtij akti./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren – kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Osmani: Nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa parlamentare, do të krijohet krizë e thellë politike

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Vendoset në karantinë ferma me mbi 220 mijë shpendë në Durrës, dyshimet e para

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës