Shqipëria luan ndaj kampionëve të botës, synohet befasia e madhe në Paris

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvilloj ndeshjen e pestë në kampanjën kualifikuese për Euro 2020.
Kuqezinjtë deri më tani kanë marrë dy fitore dhe dy humbje, derisa në takimin e pestë janë mysafir të kampionëve të botës Francës.
Me gjashtë pikë në katër ndeshjet e para të Grupit H të eliminatoreve të Euro 2020-ës, Kombëtarja Shqiptare vijon të ketë shpresa për një kualifikim në fazën finale të kompeticionit, por rruga drejt arritjes së madhe kalon nga Franca.
Pikërisht atje ku kuqezinjtë morën pjesë për herë të parë në një Ecropian, në Francë, kuqezinjtë do të përballen me vendasit, në stadiumin “Siant Denis” të Parisit, me takimin që do të startojë në orën 20:45.
Trajneri Edi Reja ka grumbulluar futbollistët që gëzojnë formën më të mirë në këtë fillim kampionati, ndërsa në konferencën e sotme për shtyp u shfaq i qetë dhe theksoi se angazhimi maksimal dhe shmangia e gabimeve, janë receta e suksesit ndaj “Gjelave”.
Nga ana tjetër, Franca mban kreun e grupit me nëntë pikë, ndërsa sot trajneri Deschamps do të duhet të bëjë llogaritë edhe me disa mungesa të rëndësishme, siç janë ato të Kilyan Mbappe, Paul Pogba, Aymeric Laporte dhe N’Golo Kante.
Megjithatë vendasit janë kampionët në fuqi të botës dhe në shtëpinë e tyre janë dukshëm favoritë përpos mungesave, por kuqezinjtë e Rejas janë të bindur të luftojnë në fushë, për t’ia lënë kësaj të fundit verdiktin final të takimit.
Vlen të theksohet se vetëm tri ditë më vonë Shqipëria do të përballet me Islandën në “Elbasan Arena”, një ndeshje ku 3 pikët janë detyrim për të shpresuar te kualifikimi, por si trajneri, ashtu edhe futbollistët janë shprehur se theksi mbetet te përballja e sotme me “gjelat” dhe se vetëm më vonë do të mendohet për kundërshtarin e radhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri