Në kuadër të Projektit  “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), sot u bë shpërndarja e pakove për mbështetje bujqësore për fermerët në regjionin e Prishtinës.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për medie nga Komuna e Prishtinës, ku thuhet se kjo mbështetje vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Komunës me Zyrën Austriake për Bashkëpunim dhe Caritas-in Zviceran në Kosovë.


FLIM5797 scaled

Përveç përfaqësuesve të institucioneve të lartpërmendura  pjesë e ceremonisë ishin edhe fermerët nga regjioni i Prishtinës si dhe Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” dhe “EuroFruti” si partnerë te projektit.

FLIM5805 scaled

Përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës nga Drejtoria e Bujqësisë, Fexhri Hyseni theksoi se bashkëpunimi në mes të Agjencisë Austriake për Bashkëpunim, Caritas-it Zviceran dhe Komunës së Prishtinës po vazhdon dhe se përkrahja e sektorit të mjedrave dhe fermerëve në Komunën e Prishtinës do të jetë një shembull i mirë që ka potencial për zhvillim të sektorit të bujqësisë.

FLIM5888 scaled

Drejtoresha e Zyrës Austriake për Bashkëpunim, Sandra Horina theksoi që qëllimi i projektit ka qenë dhe vazhdon të jetë “përkrahja e agrikulturës por edhe ofrimi i përkrahjes për njerëzit për gjenerim të të hyrave vetanake, si dhe ofrimi i ndihmës për familjet që të qëndrojnë dhe kontribuojnë në këtë vend”. /Telegrafi/

FLIM5844 scaled

FLIM5818 scaled

FLIM5839 scaled

FLIM5909 scaled

FLIM5897 scaled

FLIM5895 scaled

FLIM5944 scaled

FLIM5935 scaled