E ndodhur para një situate ku kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje, Kosova ka nevojë urgjente që të shkojë në zgjedhje. Kështu pohon kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti. Për të, më e dëshirueshmja do të ishte një koalicion parazgjedhor i bllokut të majtë.
Ahmeti kritika adreson për Partinë Demokratike të Kosovës.
Teksa thotë se vijat e kuqe i kanë vendosur vetëm për këtë subjekt politik, nuk përjashton mundësinë e një koalicioni edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, që dikur ishte pjesë e saj.
Në një intervistë për KosovaPress, i pari i PSD-së, i sheh zgjedhjet si të vetmen alternativë për të dalë nga situata në të cilën ndodhet Kosova.
Meqenëse nuk beson në një formulë tjetër qeverisëse, Ahmeti thotë se PSD është duke u përgatitur për zgjedhje.
“Një subjekt politik duhet të jetë gjithmonë gati për zgjedhje. Dhe, ky rasti i fundit i dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, tregon se pse duhet të jenë partitë të përgatitura gjithmonë. Sepse jo gjithçka varet prej partisë, pra gjithmonë ka faktorë të jashtëm që mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Pra, ne kemi qenë gati, por tash duhet të mobilizohemi edhe më shumë dhe kemi filluar përgatitjet tona për zgjedhjet, sepse nuk mendojmë se do të ketë ndonjë formulë tjetër qeverisëse. Prandaj, po bëhemi gati”, thotë Ahmeti.
Ai nuk preferon të flasë shumë për koalicionet parazgjedhore, porse megjithatë nuk e përjashton një mundësi të tillë.
Sipas tij, derisa të caktohet data e zgjedhjeve, duhet të mendojnë që të garojnë të vetëm.
“Ne duhet të mendojmë thuajse do të garojmë vet. Nuk mund të bazohemi asnjëherë në koalicione parazgjedhore. Kjo nuk do të thotë se nuk do të bëjmë, por, njëherë i mobilizojmë strukturat tona të jemi gati për zgjedhje dhe të fillojmë diskutimet me subjektet tjera, veçanërisht pas atij vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vetëm koalicioni fitues e ka të drejtën të propozojë kryetarin e Kuvendit. Por, mbetet të shohim këto ditë pasi që të kemi të qartë datën e zgjedhjeve të fillojë diskutimi”, shprehet ai.
Ahmeti nuk e përjashton mundësinë për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë nuk e përjashtoj asnjëherë (koalicionin me VV-në). Mendoj që kur pyet a është i mundshëm, nuk e di në këto rrethana politike. Por, a do ta konsideronim, patjetër se po”, thotë ai.
Sa i përket një koalicioni me AAK-në, të cilën e ndihmuan kur i dhanë votat për buxhetin, Ahmeti thotë se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë diskutim. Teksa tregon se preferon një koalicion të së majtës.
E megjithëkëtë, Ahmeti i sheh të vogla gjasat që një koalicion i tillë të ndodhë, ndërsa nuk jep as emrin e kandidatit që do të dëshironte të kishte ky koalicion i së majtës.
“Për mua do të ishte më e dëshirueshmja do të ishte një koalicion parazgjedhor i bllokut të majtë. Megjithatë ne jemi socialdemokratë, Nisma është socialdemokrate dhe po ashtu Vetëvendosja është subjekt i majtë. Kështu që, po ta shikonim një zhvillim politik, do të ishte ndoshta më e dëshirueshme. Por, për shkak të rrethanave duhet të shohim diskutime e mundësi të tjera. Për neve janë 6 pika programore që i kemi futur si tepër të rëndësishme për programin qeverisës dhe për qeverinë e ardhshme. Ato do të jenë kushtet tona për të diskutuar çfarëdo koalicioni”, thotë Ahmeti.
Ai përsërit se PSD ka vendosur vija të kuqe vetëm për PDK-në.
“Ne e konsiderojmë përgjegjëse për situatën që e kemi sot Partinë Demokratike të Kosovës dhe do të ishte mirë, e kam thënë dhe vazhdojë ta them, edhe për PDK-në edhe për Kosovën, që PDK-ja të kalojë në opozitë”, vlerëson ai.
Duke komentuar vonesën e presidentit Hashim Thaçi, për t’i ftuar në konsultime subjektet politike në vend, Ahmeti thekson se nuk sheh ndonjë arsye për të vonuar takimin me subjektet politike.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi dje ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani.
Ndërsa, sot, e mërkurë, është takuar me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ku kanë biseduar për afatet kushtetuese në rast se mbahen zgjedhjet. Pas takimit, Daka ka deklaruar se nuk kanë biseduar për ndonjë datë të caktuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë