LAJMI I FUNDIT:

Shoku i ngushtë i Messit zbulon hapin e tij të ardhshëm në karrierë pas Inter Miamit

Shoku i ngushtë i Messit zbulon hapin e tij të ardhshëm në karrierë pas Inter Miamit

Një gazetar me bazë në Argjetinë i cili ka lidhje të ngushta me Lionel Messin ka zbuluar planet e tij pasi të përfundojë aventura me Inter Miamin. 

Tetë herë fituesi i Topit të Artë nuk ia doli ta fitojë medaljen në MLS pasi Inter Miami u eliminua në play-off, por tashmë ka probleme të reja pasi kontrata e tij skadon në fund të 2025. 

E ardhmja afatgjatë e 37-vjeçarit ka mbetur në ajër, me mundësinë që ai të rikthehet në Argjentinë në vitet e fundit të karrierës. 


Megjithatë, gazetari Yanina Latorre ka thënë se Evropa është një destinacion më i mundshëm për Messin pas largimit nga Florida. 

Ish-ylli Real Madridit zbulon se u këshillua nga Messi para se të vendosë për klubin e radhës
Lexo po ashtu Ish-ylli Real Madridit zbulon se u këshillua nga Messi para se të vendosë për klubin e radhës

Latorre është një gazetar nga Buenos Aires dhe një mik i ngushtë i famljes së Messit. Fituesi i Kupës së Botës ka paralajmëruar se do të donte rinovimin e kontratës këtë vit, megjithatë sipas Latorres ka një qëllim tjetër. 

Ai ka bërë me dije se qëllimi i Messit është që të rikthehet të jetojë në Barcelonë pas pensionimit të tij nga futbolli. 

“Messi më ka thënë se pasi ta përfundojë karrierën me Inter Miamin, ai do të rikthehet të jetojë në Barcelonë”. 

“I thashë atij, ‘A nuk do të qëndrosh në Miami?’ Ai më tha, ‘Jo, jo, vendi im është Barcelona’”, ka thënë Latorre. 

Messi shënoi 672 gola në të gjitha garat për Barcelonën duke u shpallur 10 herë fitues i La Ligas në Spanjë dhe katër herë fitues i Ligës së Kampionëve, para se të transferohej në Francë tek PSG-ja./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
Kalo në kategori