Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 626 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup - 312, Prilep - 77, Veles - 33, Kumanovë - 31, Gostivar - 26, Manastir - 22, Kavadar - 19, Tetovë - 18, Shtip - 15, Negotinë dhe Gjevgjeli nga 12, Koçan - 9, Strumicë - 7, Kriva Pallankë, Radovish, Probishtip dhe Demir Kapi nga 4, Bogdanci - 3, Kërçovë, Sveti Nikollë, Berovë, Krushevë dhe Demir Hisar nga 2, Dellçevë, Resnjë, Vinicë dhe Kratovë nga 1.


Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 137.728, numri i pacientëve të shëruar është 111.765, numri i vdekjeve është 4.072, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.891.

Për nga numri më i madh i rasteve aktive me coronavirus kryeson Shkupi 10.838, pason Kumanova me 1.150, Manastiri 1.149, Prilepi me 1,055./Telegrafi/