LAJMI I FUNDIT:

Shkupi me 11.713 raste aktive me Covid-19

Shkupi me 11.713 raste aktive me Covid-19

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 77.134, numri i pacientëve të shëruar është 52.949, numri i vdekjeve është 2.254, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.931.

Që nga fillimi i pandemisë në Shkup, janë regjistruar 33.313 raste të Covid-19, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.713.

Pas Shkupit pason Tetova me 986 raste aktive, Prilepi me 868, Manastiri me 815, Gostivari me 717./Telegrafi/