Një 23 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Brisilda Sadushi ka shkuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Vlorës.


Sipas mjekeve të këtij spitali, nëna e dy fëmijëve ka qenë në gjendje të rëndë, me infeksion të përgjithshëm në gjak dhe me tension të ulët.

Mjekët reanimatorë kanë ndërhyrë duke e futur në sallën e operacionit, por nuk ia kanë dalë ta mbajnë gjallë për shkak të parametrave shumë të ulëta jetësore. /TCH/