Barazimi 0:0 nga ndeshja e parë me Neftçin në Baku sa është pozitiv, aq është edhe i papërshtatshëm në Ligën e Evropës.
Shkëndija e vetëijdshme për rëndësinë e takimit me koncentrim dhe kujdes pret takimin e kthimit të xhiros së dytë, ndërsa trajneri Akrapoviq dhe zëvendës kapiteni Ardian Cuculi në takimin e fundit për gazetarë reflektuan optimizëm dhe përcaktimin për të dhënë maksimumin në kërkim të suksesit historik.
Kualfikimi në raundin e tretë të eliminatoreve të Liga Evropës për Shkëndijën është larg vetëm 90-të apo ndoshta edhe 120-të minuta. Dominimi i ‘kuqezinjve’ në takimin e parë në Baku jep shpresë se Shkëndija mund të eliminojë Neftçin e favorizuar, mirëpo për të ndodhë kjo duhet fitore dhe gola, të cilët për fat të keq munguan në Baku.
“Para se gjithash duhet të cek se në ndeshjen e parë kemi bërë një rezultat që është i pranueshëm për ne dhe që na mundëson të kemi më shumë opsione për lojën dhe taktikën tonë. Sigurisht se do të japim gjithçka prej vetes dhe se do të luajmë futbollin tonë me të cilin karakterizohemi kohëve të fundit dhe që na ka sjellë shumë suksese, pra këtu nuk do të ndryshojmë shumë. Do të mundohemi që sa më parë të bëjmë rezultat të mirë, ndërsa në të njëjtën kohë nuk do t’i lejojmë kundërshtarit të ketë hapsirë për të zhvilluar kundërsulmet e veta. Jemi ekip shumë i mirë për të lejuar të ndodh dhe mendoj se do të jetë ndeshje e shkëlqyeshme dhe se do të prezantojmë mirë në Evropë si Shkëndijën, ashtu edhe futbollin e Maqedonisë”, tha në takimin me gazetarë shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviq.
“Ndeshja e dytë me Neftçin do të jetë ndryshe nga ndeshja e parë për shkak se tani më dimë gjithë anët e mira dhe të këqija të Neftçit. Gjithashtu njihemi mes veti, kështu që do të bëjmë më të mirën të mundshme që të përsërisim lojën nga ndeshja e parë , normalisht me pak fat shpresoj të korrim sukses dhe me një angazhim maksimal të gjithë lojtarëve të përfaqësojmë denjësisht edhe futbollin e Maqedonisë në arenën ndërkombëtare dhe të vazhdojmë ecurinë e ndeshjeve pozitive për të bërë diçka më shumë për të kaluar në raundin e tretë. Gjithmonë duke qëndruar me këmbë në tokë, duke dhënë maksimumin, pa eufori shpresoj të korrim sukses. Them që Neftçi nuk është kundërshtar i lehtë, është rival i fortë dhe prandaj nga ana jonë ka vlerësim maksimal. Ne jemi optimistë dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar, mirëpo duhet të jemi të realist dhe të themi se gjasat për të kaluar në raundin tjetër janë 50-50 për të dyja skuadrat”, deklaroi zëvendës kapiteni Ardian Cuculi.
Shkëndija sonte në orën 20:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore, ku stafi teknik do të zgjidh edhe dilemat e fundit para takimit të kthimit. Paraprakisht nga ora 19:00 stërvitje do të zhvillojë ekipi i Neftçit.
Përballja Shkëndija-Neftçi luhet të enjten (21.07.2016) në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Bayern Munich nënshtron Eintracht Frankfurtin dhe marshon drejt titullit

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë