Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është një nga shumë sportistë profesionistë që i përmbahen traditës myslimane të agjërimit nga agimi deri në muzg gjatë muajit të Ramazanit.
Ramazani këtë vit filloi më 22 mars dhe përfundon më 21 prill, ndërsa atletët që agjërojnë nuk duhet të hanë apo pinë asgjë gjatë ditës.
Benzema u kap disa herë nga kamera duke futur ujë në gojë gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve, por e pështynte për të mos e prishur agjërimin.
Karim Benzema observes Ramadan fasting in training ☪️ pic.twitter.com/wsdAPE7IPs
— GOAL (@goal) April 11, 2023
Që nga fillimi i Ramazanit, Benzema ka luajtur tre ndeshje për Realin dhe ka shënuar gjithsej gjashtë gola – tre kundër Valladolidit dhe tre kundër Barcelonës.
Të mërkurën në orën 21:00 do të luajnë edhe kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/