Nga: Agron Islami
Sllogani i administratës osmane ishte Drejtësia, për të cilën përgjegjës dhe mbikëqyrës kryesor ishte vet Sulltani i cili përfaqësonte autoritetin e të drejtit. Ndarja e drejtësisë bëhej nëpërmjet institucionit të gjykatës së sheriatit, të cilat përfaqësoheshin nga eminentët që në literaturë njihen si kadilerë.
Kadiu i cili përzgjidhej për ta ndarë drejtësinë në kaza/qytet, dekretohej me “Berat” (dekret) nga ana e sulltanit osman. Kadiu kishte kompetenca në drejtimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me anën ligjore në kaza, që nënkupton se mbikëqyrte dhe merrte vendime për të gjitha mosmarrëveshjet në mes qytetarëve, sikur vjen fjala: mbikëqyrte kontratat e shitblerjes; me kërkesën e qytetarëve bënte kurorëzime dhe shkurorëzime; ruante pasurinë e fëmijëve që mbeteshin pa prindër në moshë të re dhe, kur ata arrinin moshën e pjekurisë (Bulûg), ua ndante pasurinë në pjesë të barabarta; përkujdesej për çmimet e artikujve në tregje si dhe kumtonte të gjitha urdhrat/dekretet dhe kërkesat që vinin nga qendra e Perandorisë drejtuar popullatës së qytetit, ku ai ishte nëpunës, që nënkupton se kishte autoritetin e kryetarit të komunës së sotme.
Te gjitha lëndët e përpunuara nga kadiu osman ruheshin në defterë të veçanta të cilat njihen si Şer’iyye Sixhilleri, e që edhe në literaturën e historisë shqiptare njihen si sixhile apo sixhilate. Ndërsa, gjuha në te cilën janë të shkruara sixhilet është osmanishtja me llojin e shkrimit Talik i thyer, Divani dhe Siyakat, shkrime të cilat gjatë leximit sjellin shumë telashe.
Sixhilet e kadiut përveç informacionit të rëndësishëm mbi drejtësinë e kohës, në vete përmbajnë edhe informacion të dorës së parë për sa i përket administratës osmane të kohës, jetës sociale, ekonomike dhe kulturore dhe si të tilla janë burimi i parë për historinë e qytetit të kohës osmane. Këto dokumente të hartuara nga ana e kadiut, karakterizohen me të dhëna të detajuara për lagjet, me shkëmbimin e shkresave/urdhëresave mes qytetit dhe qendrës se Perandorisë, kërkesat dhe ankesat e ndryshme të banorëve vendas. Me një fjalë, përmes këtyre shkresave mund ta krijojmë një pikëpamje të saktë mbi jetën e paraardhësve tanë gjatë kësaj kohe. Në anën tjetër, në këto regjistra të kadilerëve gjejmë edhe të dhëna te detajuara të sistemit komunal, tatimorë (vergi), prodhimtarisë bujqësore, sëmundjet e kohës dhe jetën e familjes shqiptare në përgjithësi. Pa përjashtuar edhe dekretet e lëshuara nga qendra e Perandorisë Osmane drejtuar qytetarëve të zonës në fjalë, sikur janë fermanet, beratet etj.
Ajo qe ia shtone edhe me shume vlerën hulumtimit te sixhileve te kadiut, pa dyshim që janë edhe emrat e njerëzve, qyteteve, fshatrave, lagjeve, fiseve dhe xhematëve që kanë një vlerë të veçantë për historinë e gjuhës shqipe, dhe njëkohësisht japin mundësi të nxirren përfundime me shumë interes mbi anën etnike – veçanërisht mbi gjendjen e elementit shqiptar në këto qytete gjatë periudhës së sundimit osman.

Gjykata e Manastirit dhe sixhilatet
Me 1385, atëherë kur edhe themelohet Bejlerbejliku apo Ejaleti i Rumelisë – i cili më vonë do të njihet me emrin Vilajet – hapësira e Maqedonisë Veriore të sotme bëhet pjesë e kësaj administrate të zgjeruar dhe, sipas kësaj, Manastiri ishte pjesë administrative e Pasha Sangjakut deri ne shekullin XIX. Sipas të dhënave që na ofron seyahatnameja e Evlija Çelebiut, në gjysmën e dytë të shekullit XVII, Gjykata e Manastirit kishte në administrim sanxhakun e Kërçovës, Elbasanit, Gostivarit, Dibrës, Resnës, Florinës, Prilepit, Ohrit dhe 360 fshatra.
Numri i sixhileve të identifikuara të qytetit të Manastirit është 185, të cilat përfshinë një interval kohor të regjistrimeve prej 306 vjetësh, respektivisht sixhili i parë mbanë datën 1621 dhe i fundit 1927.
Për sa i përket larmisë së tematikave të lëndëve, apo vendimeve që janë marr nga ana e kadiut të qytetit të Manastirit në vitet 1621-1623, shohim se ato janë të natyrave ekonomike, fondacioneve/vakëfet, problemeve familjare, Ushtrisë, rrahjeve, plagosjeve, veprave penale krimeve … pa u anashkaluar edhe lëndët e shumta të trashëgimisë.
Siç edhe dihet, hapësira shqiptare e periudhës osmane karakterizohet me multikulturalizëm. Respektivisht, duke qenë se në këto zona nënshtetasit osmanë i takonin besimeve të ndryshme, edhe bashkëpunimi i tyre ne jetën e përditshme ishte i patejkalueshëm. Kjo vjen edhe si rezultat i qytetërimit osman i cili është ngritur mbi themele të juridiksionit islam, ku e drejta e jetës dhe e besimit është e garantuar me ligj. Ky bashkëpunim dhe bashkëjetesë shpërfaqet mjaftë mirë edhe në dekadën e dytë të shekullit XVII. Siç është rasti me Salamonin, i cili ishte nga hebrenjtë (jahudinjtë) dhe i kishte dhënë një hua prej tri akçeve (groshësh) Muhamedit, një qytetari të besimit islam.
Në këto regjistrime zyrtare nuk mungon as elementi gjinor, ku zonjat shfrytëzonin të drejtën e trashëgimisë dhe të drejtën e menaxhimit me pasurit e tyre dhe të familjeve të tyre. Sikur vjen fjala me një zonjë nga lagja e quajtur Nexhip në Manastir. Kjo zonjë, me emrin Ajshe, kishte shkuar ke Kadiu i qytetit për të konfirmuar/noterizuar shitjen e pjesës (hises) së saj, të cilën e kishte trashëgim nga familja, bashkë me vëllain e saj.
Duke qenë se përgjegjësia e kadiut ishte ndarja e drejtësisë, dera e tij duhej të ishte e hapur për çdo qytetar të kazasë ku ai shërbente. Përgjegjësia dhe kompetencat e tij kapnin edhe problemet e dhunës në familje. Një lënë e karakterit të dhunës në familje është regjistruar me rastin e ankesës së një zonje të besimit të krishterë, me emrin Elina. Në këtë lëndë, me shumë pak detaje thuhet se i është tërhequr vërejtja Stojkos, që mos të ushtrojë dhunë (presion) ndaj rejës së tij, Elina. Një rast dhune është regjistruar edhe në lëndën me nr. 250. Sipas kësaj, Haxhi Ahmedi ushtron ankesë ndaj gjyshit të tij, Hasanit, me pretekstin se është rrahur nga ky i fundit. Për të verifikuar pretendimin në fjalë, gjykata kishte dërguar një zyrtar dhe pas kësaj Hasani i ishte nënshtruar kërkesave të zyrtarit.
Fakti që për këto dy raste të dhunës në familje gjykata nuk kishte shqiptuar ndonjë dënim, mund të vijmë në përfundim se zyrtarët e drejtësisë i kishin dhënë përparësi zgjidhjes së problemeve nëpërmjet marrëveshjeve në mes familjarëve konfliktuoz. /Telegrafi/
– Shkëputje nga punimi shkencor “Sixhilatet e kadiut osman si burim i dorës së parë për historishkrimin e qyteteve shqiptare (shembulli i Manastirit)”, i botuar në revistën Dituria Islame nr. 382 (2022), f. 47-50 –
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Simone de Beauvoir dhe Jean-Paul Sartre: Dashuria ka vetëm një emër

Letërkëmbimet e Mid’hat Frashërit

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker