Site icon Telegrafi

Shefki Kuqi, trajner i ri i Feronikeli ‘74

Presidenti i klubit Feronikeli ’74, Erlind Krasniqi ka konfirmuar se Shefki Kuqi do të jetë trajner i ri i skuadrës nga Drenasi.

Dje (e enjte) gjatë ditës, Feronikeli ’74 konfirmoi se ka arritur marrëveshje me Xhengiz Rexhepin, për shkëputjen e kontratës.

Dhe nuk ka shkuar as një ditë e plotë, klubi drenicas ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.

Lexo po ashtu Zyrtare: Feronikeli 74 dhe Xhengiz Rexhepi ndajnë rrugët

Bëhe fjalë për trajnerin vushtrrias, Shefki Kuqi, i cili do ta udhëheq Niklin në pjesën pranverore të sezonit 2023/24.

Është presidenti i klubit, Erlind Krasniqi, i cili ka konfirmuar marrëveshjen me 47-vjeçarin vushtrrias në një prononcim për Telegrafin.

“Kemi arritur marrëveshje me Shefki Kuqin, ai do ta udhëheq ekipin nga janari. Ai do të vijë së bashku me një ndihmës të nacionalitetit spanjoll”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

“Skuadra do të ketë ndryshime, por të gjitha këto do t’i bëjmë në janar së bashku me trajnerin Kuqi”, përfundoi presidenti i ‘Industrialistëve’.

Ndryshe, Kuqi njihet për karrierën e madhe nderkombetare, ku ka luajtur edhe për klube të njohura të Ligës Premier si Neëcastle United, Sëansea City, Crystal Palace dhe Blackburn.

Si trajner, 47-vjeçari ka udhëhequr klubet finlandeze si FC Honka, PK-35 Vantaa dhe FC Inter Turku. /Telegrafi/

Exit mobile version