Shtetet e Bashkuara do të akuzojnë Rusinë për një fushatë të vazhdueshme për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, kanë raportuar mediat amerikane.

Administrata Biden pritet të adresojë përpjekjet e Kremlinit për të ndikuar në opinionin publik me një sërë veprimesh duke përfshirë akuza penale, sipas CBS, partneri i BBC-së në SHBA, përcjell Telegrafi.


Rrjeti shtetëror rus i medias RT - dikur Russia Today - do të ishte fokusi kryesor i përpjekjeve të SHBA-së, sipas CNN.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland pritet të shpallë sanksione ose veprime të tjera të zbatimit të ligjit të mërkurën.

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se një numër në rritje i “kundërshtarëve” të huaj janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet e saj që nga përpjekjet e Rusisë në 2016.

Në qershor, një grup hakerash të lidhur me qeverinë iraniane “u qasën” me sukses fushatën e Donald Trump dhe zbuluan disa nga dokumentet e saj të brendshme. /Telegrafi/