Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia nuk po tregohet e gatshme që t’i hapë arkivat ushtarake se ku ndodhen personat e pagjetur nga Kosova, pasi që, siç thotë ajo, kanë qenë forcat ushtarake serbe ato që kanë bërë gjenocid në luftën e fundit.
Këto komente ministrja Tahiri i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se pala serbe asnjëherë nuk është treguar e gatshme të japë informacione të plota për fatin e të zhdukurve nga Kosova.
Gjatë kësaj interviste ajo ka folur edhe për arrestimin e togerit Nehat Thaçi, duke thënë se nuk mund të kushtëzohet vazhdimi i dialogut me lirimin e këtij të fundit, pasi që, siç thotë ajo, në këtë mënyrë kushtëzohet edhe e ardhmja evropiane e vendit.
“Në fakt Kosova dhe Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit i ka listat dhe i ka pasur vazhdimisht që nga paslufta. Një kohë me këtë çështje është marrë UNMIK-u, ndërsa që nga viti 2006 Qeveria e Kosovës e ka formuar Komisionin për të Pagjeturit. Komisioni shtetëror e ka evidentuar listën e të gjithë qytetarëve të pagjetur, që nga përfundimi i luftës. Mirëpo, Serbia nuk është e gatshme të tregojë se ku janë të pagjeturit. Dhe në Komisionin Parlamentar, që e pata paraqitjen të hënën, unë fola për mosgatishmërinë e Serbisë për t’i dhënë listat se ku janë të pagjeturit. Pra, është dallimi i madh mes asaj se kush janë të pagjeturit dhe ku janë të pagjeturit. Sepse Serbia po t’i jepte listat ku janë të pagjeturit do t’i hapte arkivat ushtarake dhe të gjitha arkivat tjera, do të ishte ajo që do të tregonte se ku ndodhen të zhdukurit dhe pastaj ky proces do të zbardhej shumë më shpejt”, tha ajo. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja