Cilët janë më të aftë të ruajnë sekrete, femrat apo meshkujt? Pyetje, së cilës nuk mund ‘i japim një përgjigje të prerë. Kjo varet nga personaliteti i e perceptimit të ‘sekretit’ dhe situata në të cilën ndodhen.
Fleura Shkëmbi
Psikologe, Hipnoterapiste Klinike
Disa mendojnë se femrat nuk mbajnë dot sekrete sepse u pëlqen të flasin e të flasin pa fund, se nuk janë të afta të përballojnë emocionet; ndërsa meshkujt janë "pus i thellë". Por nëse do përdorej kjo shprehje për meshkujt, femrat konsiderohen si një mister i errët nga ana e meshkujve. Qenia njerëzore është komplekse dhe vetë fjala "sekret" ka vlerë të veçantë. Shumë njerëz do t’i ruanin sekretet përgjatë gjithë jetës duke i konsideruar si pjesë të tyren, disa të tjerë nuk i japin rëndësi të madhe. Kjo fjalë intrigon fëmijët (pa dallim gjinie), të cilët i pëlqejnë sekretet dhe janë më të aftë t’i ruajnë se të rriturit. E më pas këta fëmijë do bëhen të rriturit femra e meshkuj që do të ruajnë sekretet e tyre.
Por ka dallime mes sekreteve që mbajnë meshkujt dhe atyre që mbajnë femrat. Po paraqesim disa prej sekreteve universale të femrave e meshkujve që mund t’ju çudisin, ndërsa disa të tjera mund t’i keni hasur dhe menduar për një kohë të gjatë.
Sekretet e femrave
1 Çdo gjë që femrat blejnë kushton më pak se vlera
Këpucë (asnjëherë nuk janë të mjaftueshme), fustane, veshje për fëmijët apo edhe gjëra të zakonshme – kushton 20% më pak se vlera.
"Ne e dimë se duhet thënë e vërteta, por kush fillon nga debati me burrin", "Po t’i them të vërtetën, nuk do ta kuptojë dhe do habitet se si mund të shpenzoj kaq shumë për një parfum/krem/pallto…", "Nuk do më lejojë t’i mbaj unë paratë dhe pastaj s’do kem asnjë shans të blej gjëra për veten, fëmijët, shtëpinë apo edhe për atë vetë"…Dhe kështu gratë bëjnë ‘hile’ të vogla për të blerë gjërat e tyre të preferuara.
2 Femrat mendojnë për seksin
Femrat mendojnë për seks me partnerët e tyre gjithë ditës, por nuk e shprehin; mirëpo në mbrëmje janë aq të lodhura, saqë nuk bëjnë asgjë. Janë të fokusuara te puna, fëmijët, shtëpia dhe në fund duan të qetësohen. Femrat mendojnë shpesh për seks gjatë ditës, bëjnë plane për një marrëdhënie intime – por kur del diçka tjetër ua prish "terezinë".
3 Femrat kanë po aq frikë sa edhe meshkujt nga premtimi
Është e vërtetë që femrat rriten me idenë e "Princit të kaltër", që do të veshin fustanin e bardhë, që do të bëjnë një dasmë shumë të bukur, që do të shkojnë për muaj mjalti në një vend romantik … por nga ana tjetër janë po aq të frikësuara nga angazhimi, marrja e përgjegjësisë, jetesa me dikë tjetër dhe humbja e lirisë. Pra, femrat janë po aq të frikësuara sa edhe meshkujt, vetëm se nuk kanë guximin ta shprehin.
4 Femrat duan të jenë moderne dhe të pavarura, por përsëri kërkojnë ‘një’ mashkull!
Femrat dëshirojnë mashkullin e kujdesshëm që të hap derën e restorantit, të sjell lule, të përgatit darkën, të ndihmon me fëmijët, por përsëri femrat preferojnë mashkullin që u jep siguri: "duan të ndihen të mbrojtura", të marrin drejtimin në krevat, deri te ngritja e valixheve të rënda kur udhëtojnë.
5 Ish- i dashuri s’ishte i keq në krevat
Shumica e femrave e stimulojnë dhe përkëdhelin "sedrën" e partnerit të tyre, duke u shprehur se është shumë i mirë në seks dhe se marrëdhëniet e tyre seksuale janë të shkëlqyera, pavarësisht se ish i dashuri mund të ketë qenë më i aftë. Por fakti që ajo është aty me partnerin e vet, tregon se ai e meriton dhe prandaj i shprehet në këtë mënyrë.
6 Femrat kanë frikë se do të bëhen si nënat e tyre
Femrat i duan nënat e tyre, i adhurojnë, flasin me to për sekretet, dilemat e tyre, por nuk duan të jenë si ato, prandaj një femër lëndohet kur partneri i thotë: "Je njësoj si jot ëmë". Më e keqja akoma vjen kur ai thotë: "Po më kujton mamanë time"…Femra fillon të mendojë "Prandaj u martua me mua se i kujtoj nënën".
Një mashkull asnjëherë nuk duhet ta krahasojë partneren me nënën e vet, nëse dëshiron të ketë një jetë seksuale të mirë.
7 Femrat duan që meshkujt të jenë xhelozë, por vetëm pak
Kur ai interesohet, femrat ndjejnë se kanë vlerë për partnerin e tyre, por kur kthehet në posesivitet dhe bezdi, bëhen të padurueshëm. Ka femra, të cilat e provokojnë xhelozinë për të testuar partnerin e tyre.
8 Femrat u tregojnë shoqeve gjëra të përgjithshme
Femrat ndajnë me shoqet zënkat e jetës bashkëshortore, shqetësimet me vjehrrën, kunatën/in, por nuk tregojnë pjesën intime dhe dashurore të marrëdhënies. Atë pjesë e duan ta mbajnë për vete, të jetë sekreti i tyre i çmuar.
9 Femrat i duan partnerët e tyre me zemër, por trishtohen që nuk do ta ndjejnë emocionin e rënies në dashuri përsëri.
Shumica e femrave janë të varura nga dashuria dhe emocionet që përjetohen kur bien në dashuri. Kur janë në një marrëdhënie, kjo gjë u mungon, prandaj e kompensojnë duke parë filma romantikë, duke lexuar histori dashurie, sepse në fund familja/marrëdhënia është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.
Sekretet e meshkujve
1 Meshkujt dëshirojnë dy herë më shumë seks
Ata janë të vetëdijshëm për seksin pas martesës, mirëpo nga studimet ka dalë se meshkujt dëshirojnë 50% më shumë seks, vetëm se e kanë të vështirë të shprehen, pasi mund të mendojnë se partnerja nuk dëshiron ngaqë ai nuk është mjaftueshmërisht i mirë.
2 Ai flirton me dikë që punon
Zyra është vendi ku shpenzojmë më shumë kohë, prandaj ka dhe flirtime mes punonjësve, shprehen sociologët. Pozitive është që këto flirtime nuk janë serioze, vetëm nëse vini re që partneri po ndryshon pamjen e jashtme, përmend emrin e dikujt më shpesh, marrëdhënia juaj seksuale ka filluar të mos jetë si më parë.
3 Meshkujt janë të frikësuar se nuk mund të qëndrojnë besnikë gjatë gjithë jetës
Kjo mund të ndodhë gjatë fillimit të martesës, sepse sapo vihet "kurora", marrëdhënia seksuale ndryshon dhe zvetënohet. Për këtë duhet përpjekje nga të dy anët.
4 Ai masturbon më shumë nga ç’mendoni
Masturbimi është normal për aq kohë sa nuk ndikon në jetën tuaj seksuale dhe kthehet në zakon për partnerin.
5 Meshkujt e krahasojnë femrën me të cilën fillojnë të dalin me të dashurën e fundit
Është e vërtetë që ai bën krahasime në shumë aspekte, duke filluar nga pamja e jashtme, sjellja, zakonet e deri te marrëdhënia që krijon me miqtë e tij, por këto ngelen vetëm në mendjen e tij.
6 Largohen nga shtëpia për të qenë të lirë
Meshkujt shkojnë në ndeshjen e radhës me miqtë apo grupin e vet që të luajnë futboll, sepse duan të largohen për pak nga ju, nga jeta familjare dhe të ndihen të lirë. "Duhet të iki patjetër, sepse prishet grupi prej meje".
7 Shumica e meshkujve nuk tregojnë kur janë të stresuar
Ata përpiqen që t’i mbajnë vetë "ngarkesat" e jetës dhe të mos ua kalojnë partnereve.
8 Shumica e meshkujve e “shtyjnë” veten për t’u martuar
Martesa i tremb meshkujt, por u vjen "momenti" dhe vendosin. Kjo shpjegon rastet kur kanë humbur dashuritë e jetës së tyre, për këtë arsye dhe martohen me dikë për të cilin pasioni nuk është aq i fortë (jo domosdoshmërisht). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTruku që përdorë kamerierja spanjolle për të marrë bakshish më të madh
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Cila e mban ‘shkopin’ në dorë – koka apo zemra juaj?
Nëse ju është ngjitur rroba për hekurin e hekurosjes, kjo është mënyra si ta pastroni
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit