Deputeti Korab Sejdiu ka votuar kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Sejdiu i cili deri të mërkurën ka qenë deputet nga Aleanca Kosova e Re ka kundërshtuar marrëveshjen e partisë së Behgjet Pacollit me PAN-in.


Ai tashmë ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja dhe funksionon si deputet i pavarur.