LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: AKR nuk e voton Haradinajn për kryeministër as Veselin për kryetar Kuvendi

Sejdiu: AKR nuk e voton Haradinajn për kryeministër as Veselin për kryetar Kuvendi

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka thënë edhe një herë se partia e tij dhe koalicioni në të cilin gjenden nuk do ta votojnë Haradinajn për kryeministër dhe as Veselin për kryetar kuvendi.

“Ne mbi të gjithë kemi qenë konsistencë në qëndrimin tonë që në formatin aktual nuk do ta votojmë PAN. Përkundër të gjithë spekulimeve e kemi dëshmuar se bashkimi jonë është i pathyeshëm”.

“Ka disponim që Veseli të mos votohet për kryetar të Kuvendit, por akoma nuk është marrë vendimi final, sepse akoma nuk dihet as kandidati zyrtarë i PAN”, ka thënë Sejdiu në Ballë për Ballë të Orës së Fundit në Klan Kosova.


Ai tutje ka thënë se këtë veprim nuk do ta bëjë as Labinot Tahiri, deputeti i zgjedhur i AKR-së, duke iu referuar kështu deklaratave të më hershme të Tahirit.

“Nuk besoj se ka ndonjë indikacion se Tahiri ose dikush tjetër do të del kundër zotimit që ka bërë koalicioni. Ka pas shumë emra që janë laku, si spekulime se kush do të mund të jetë potencialisht ai që do ta votoj Qeverinë, por indikacionet janë se secili deputetë nga radhët e koalicionit do t’i qëndroj besnik marrëveshjes”.

Sejdiu ka treguar edhe për një takim të mundshëm ndërmjet Veslit, Haradinajt dhe Pacollit.

“Ka qenë takim i dy të parëve në hotelin e Pacollit, por jo edhe me Pacollin, ai nuk ka qenë madje as afër vendit”.

Nënkryetari i AKR-së, shpreh dyshimet e tij se Haradinaj mund ta formojë Qeverinë.

“Unë nuk e di si do të mund ta formojë Qeverinë, nuk ka deputetë të interesuar që t’i bashkëngjiten, por edhe nëse bëhet Qeveria nuk do të jetë legjitime”, tha Sejdiu. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori