Aktorja e njohur "Adriana Matoshi, e cila tashmë karakterizohet me epitetin e 'Sasës' në serialin komik "O Sa Mirë", është kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun.

Ka qenë shpesh herë në media e përfolur për jetën e saj private, gjersa bujë të madhe së fundmi po bëjnë edhe fotografitë e saj në rrjetet sociale.


Së fundmi, 37 vjeçarja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi nga seti i saj i fundit, ku shfaqet mjaft seksi.

Duke pozuar vetëm me të brendshme poshtë, dhe e veshur në pjesën e sipërme, Adriana nxjerr në pah gjithë anën e saj sensuale dhe artistike. /Telegrafi/