KB Trepça ka kaluar në finale të play-offit, pasi mposhti në ndeshjen e pestë KB Prishtinën me rezultat 77-74.
Derisa pas katër xhiros ishte gjithçka e barabartë, sonte u vendos edhe finalisti i dytë.
Kryeqytetasit fituan ndeshjen e parë 82:70, kurse mitrovicasit fituan sfidën e dytë 77:68. Në takimin e fundit prishtinasit triumfuan 87:71.
Trepça u rikthye fuqishëm në serinë e katërt, duke mposhtur bardhëekaltrit me rezultat 82-77.
Por, në duelin e pestë, mitrovicasit ishin më të fortë dhe e dëshiruan më shumë se kryeqytetasit fitore dhe kaluan në finale me rezultat 77-74.
Me të përfunduar ndeshja, në parket shpërthyen tifozët e klubit mitrovicas, Torcidat, që dhuruan një festë të mahnitshme me fishkezjarre.
“MITRO MADNESS – delirium. Fitore në parket e tribinë. Mitrovicalit jonë ligj”, është përshkrimi i tyre në videon e publikuar.
Në finale, Trepça do të përballet me Pejën, për të zgjidhur dilemën se kujt i takon epiteti i më të mirit për këtë edicion. /Telegrafi/