Samsung dhe upday bashkojnë forcat për të prezantuar Jaxon, një aplikacion i ri i lajmeve eSports.
Sipas një njoftimi, aplikacioni u sjell adhuruesve të eSports lajmet më të reja në eSports dhe gaming ku përfshin tituj të tillë si League of Legends, Dota 2, Fortnite, CS: GO dhe Valorant. Jaxon është tani në dispozicion për tu shkarkuar në Galaxy Store dhe Google Play Store.
Audienca e eSports po rritet me një ritëm të shpejtë, veçanërisht duke tërhequr gjithnjë e më shumë fansa të rinj.
Në 2021, audienca eSports u rrit me 8.7% duke shkuar në 474 milionë, një rritje prej 19% krahasuar me 2019.
Kjo audiencë do të vazhdojë të rritet me një CAGR prej 7.7% në 577.2 milionë deri në 2024.
Me eSports tani një fenomen global, adhuruesit duan të jenë të përditësuar me lajmet dhe tendencat e fundit.
Përveç turneve streaming të ligës eSports në Twitch dhe YouTube, shumë fansa duan një platformë që mbledh dhe klasifikon ngjarjet më emocionuese në botën e eSports.
Për këtë arsye, Samsung ka zhvilluar një aplikacion me platformën e lajmeve upday për t’i sjellë fansave lajmet më të fundit të eSports. Me Jaxon, përdoruesit jo vetëm që mund të marrin një përmbledhje të të gjitha lajmeve përkatëse, por dhe përmbajtje të kuruar me kujdes nga ekipi editorial me përvojë.
Në Jaxon, adhuruesit e eSports mund të shikojnë përmbajtjet më të fundit si komentet, historitë emocionuese të ditës së ndeshjeve dhe intervistat ekskluzive nga lojërat që ata duan si League of Legends, Fortnite, CS: GO, Dota2, dhe Valorant.
Për t’i sjellë përdoruesit e Jaxon sa më afër, Samsung dhe upday po planifikojnë partneritet me botues dhe lojtarë të ndryshëm të lojërave në fushën e eSports. Influencues të përzgjedhur, si Medic (League of Legends), AndersOnFire (CS: GO) dhe MitchMan (Valorant), do të prodhojnë dy video ekskluzive në muaj secili.
Përdoruesit mund të personalizojnë cilat lajme dhe formate dëshirojnë të shohin duke ndjekur kanalet dhe lojërat e tyre të preferuara. Përveç trending stream, që mbledh lajmet më të rëndësishme eSports në format full-screen, fokusohet edhe në përmbajtje në formën e videos që mund të ndiqet shpejt, thjesht dhe në mënyrë fleksibile.
Gjithashtu, është shumë thjeshtë për të kaluar në kanalin e lojës së tyre të preferuar me vetëm një lëvizje.
Funksioni i integruar i kalendarit lejon fansat që të kontrollojnë se kur fillon turneu tjetër ose kur do të luajnë yjet e njohur të eSports.
Një tjetër tipar i veçantë i aplikacionit është personazhi Jaxon. Karakteri me space-theme, ka për qëllim t’i japë një kthesë të re lajmeve të lojërave. Jaxon do të jetë në qendër të aplikacionit dhe markës si një element i dizajnit, influencues i mediave sociale, autor, këshilltar dhe personalitet. Jaxon gjithmonë do të ndajë mendimin e tij mbi temat më në trend në eSports në një mënyrë humoristike dhe informuese.
“eSports është një pasion për shumë nga përdoruesit tanë”, thotë Benjamin Braun, Shefi i marketingut në Samsung Europe. “Me aplikacionin Jaxon ne kemi krijuar një vend për fansat eSport për të ndjekur lajmet dhe përmbajtjen më të fundit të lojës duke u siguruar që ata të mos humbasin asnjë moment nga turnet dhe lojtarët që duan. Të gjithë ne që luajmë Fortnite dhe League of Legends e dimë emocionin e lojës dhe turneve të saj”.
Peter Würtenberger, CEO i upday thotë: “Për herë të parë, Jaxon mbledh së bashku të gjitha lajmet dhe përmbajtjet më të fundit eSports në një aplikacion pa ndërprerje, që do të thotë që tifozët nuk do të humbasin kurrë të rejat më të fundit nga lojërat, turnet dhe lojtarët e tyre të preferuar eSports”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Trump thotë se ai "ndoshta" do të zgjasë afatin e TikTok nëse një marrëveshje nuk arrihet

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës