Korporata më e njohur e Koresë së Jugut, Samsung e lansoi versionin e fundit të fabletit të saj Galaxy Note 4 më herët se sa pritej, pasi rivali i saj amerikan, Apple deklaroi se ka arritur një rekord shitjesh me modelet më të reja të iPhone 6.
Samsung tha se Galaxy Note 4 – i cili fillimisht ishte planifikuar të debutojë në tetor – do të prezantohej në tregun e Koresë e Jugut dhe Kinës këtë javë, para se të vazhdojë debutimin edhe në 140 vende tjera të botës, në të cilat do të paraqitet deri në fund të muajit të ardhshëm.
Kjo do të jetë hera e parë që një model i ri i pajisjes mobile të Samsung të paraqitet për shitje në Kinë, përpara tregjeve tjera, duke reflektuar dëshirën e firmës koreane për të luftuar konkurrencën në rritje nga produktet më të lira kineze, të bëra nga rivalët e saj në rritje.
Vendimi për lansimin e mëhershëm të Galaxy Note 4 erdhi pasi rivali Apple njoftoi për rekordin e saj të shitjeve me gamën e saj të fundit të iPhone, duke përfshirë edhe iPhone 6 Plus – produkt i cili njihet si përpjekja e parë e firmës amerikane për të hyrë në tregun e pajisjeve mobile me ekran të madh. Megjithatë, iPhone 6 ende nuk është në dispozicion në Kinë.
Samsung ishte kompania e parë e cila u shfaq në treg me pajisjet tashmë të njohura si fablet, kombinimet mes telefonave të mençur dhe kompjuterëve tablet – të cilat u bënë pjesë e linjës së fabletëve të njohur si Galaxy Note. Pajisja e parë e këtij lloji u paraqit në tregun global në vitin 2011.
Së bashku me telefonat e linjës Galaxy S, fabletët e Samsung e ndihmuan gjigantin e Koresë së Jugut që ta rrëzoj rivalin Apple nga pozita e prodhuesit më të madh në botë të telefonave të mençur mobil.
Por tani Samsung është duke u përballur me një sfidë në rritje në një treg gjithnjë e më të ngopur, ku konkurrenca nga prodhuesit kinez me pajisjet më të lira mobile është intensifikuar në vitet e fundit.
Fableti i Samsung, Galaxy Note 4 me ekranin prej 5.7-inç sjell edhe lapsin digjital S-pen, i cili ua mundëson përdoruesve të shkruajnë dhe të vizatojnë në ekran, dhe të kryejnë shumë veprime njëkohësisht. (Telegrafi)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Trump thotë se ai "ndoshta" do të zgjasë afatin e TikTok nëse një marrëveshje nuk arrihet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi