Site icon Telegrafi

Sampdoria refuzon përsëri Arsenalin për dyshen e talentuar

Joachim Andersen dhe Dennis Praet (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Arsenali është refuzuar përsëri nga Sampdoria për blerjen e dy lojtarëve të saj, Joachim Andersen dhe Dennis Praet.

Klubi londinez thuhet se ka rritur ofertën e tyre për Andersen dhe Praet në 45 milionë euro, por Sampdoria dëshiron të paktën 50 milionë euro për dyshen.

Sipas Gazzetta dello Sport, kjo ishte oferta e dytë e Topçinjve në drejtim të klubit italian pasi para disa ditësh i ishte refuzuar një ofertë prej 42 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Arsenali e ndjek nga afër dyshen e Sampdorias  

Ky medium italian shton se pronarin i Sampit, Massimo Ferrero do të konsiderojë shitjen e Andersen dhe Praet për të paktën 50 milionë euro.

Milani gjithashtu ka qenë i lidhur me këtë dy lojtarë, por përparësia është e klubit angleze pasi kanë bërë marrëveshje verën e kaluar duke transferuar Lucas Torreiran. /Telegrafi/

Exit mobile version