Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka reaguar ndaj dekorimeve që po u bën shteti serb kriminelëve të luftërave në ish-Jugosllavi, gjegjësisht në Kosovë.
Një ish-komandant jugosllav i dënuar për krime kundër njerëzimit për spastrim etnik kundër shqiptarëve të Kosovës është shpallur qytetar nderi nga një qytet në Serbinë jugore.
Vladimir Lazareviq kishte qëndruar për dhjetë vite në burg pasi e kishte dënuar Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish -Jugosllavinë (ICTY) në Hagë për dëbime dhe trajtime të tjera çnjerëzore të shqiptarëve etnikë. Ai ishte komandant i Trupave të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë në fund të viteve 1990, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Pse presidenti Vuçiç shpalli qytetar nderi kriminelin e luftes Llazareviç!
Miq, keto dite mediat njoftuan se presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç shpalli qytetar nderi ne nje Komune te jugut te Serbise te qeverisur nga partia e tij, ish komanadantin e ushtrise pushtuese serbe ne Prishtine ne vitet 90 te denuar nga Gjykata nderkombetare e Hages 15 vite burg per krime kunder njerzimit ne Kosoves. Ky akt i shemtuar pas mohimit nga presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç i genocidit serb ne Srebenice te sanksionuar dy here nga Gjykata Nderkombetare e Hages, shenon ne rrafshin moral nje barbari te dyte mbi shpirtrat e viktimave te kriminelit Llazareviç ne Kosove dhe nje sfide te hapur ndaj drejtesise dhe ligjit nderkombetar. Me kete akt Vuçiç deshmon se ai ndjehet krenar per krimet kunder njerezimit, genocidin dhe barbarite ciklike te serbve kunder shqiptareve ne Kosove.
Por ky vendim lidhet edhe me krijimin e nje precedenti ne interes personal te vet Vuçiç. Ne kohen e shtimit te kerkesave per dergimin per gjykim ne Hage per genocid dhe krime kunder njerezimit te vet serbomadhit Vuçiç, te duket se me kete vendim Vuçiç po mendon edhe per veten e tij. Por llogaria eshte e gabuar!
Presidenti i Serbomadhise Vuçiç e di shume mire se ai si Geobels i Millosheviçit, si njeriu qe me moton “per çdo serb te vrare do te vriten 100 muslimane” frymezoi genocidin ne Bosnje Hercegovine dhe si njeriu qe me nismen nje “Shtepi per Mlladon” dmth nje vrime miu per te fshur heroin e tij, kasapin e Srebenice Ratko Mlladiç, ai pengoi haptas dhe zyrtarisht drejtesine nderkombetare. Po keshtu eshte e sigurt se avoketerit e tij serb dhe te huaj e kane sqaruar se per keto dy vepra te renda penale ate e pret ne mosdenimi per jete nga gjykata nderkombetare e Hages nje denim me dekada nga i cili nuk do te dale ndonjehere nga birucat e Hages.
Keshtu shpallja e tij qytetar nderi ne ndonje komune te Serbise pas denimit nga Gjykata e Hages per genocid dhe pengim te drejtesise nderkombetare eshte thjeshte nje utopi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa