Në Gjermani numri i vdekjeve si pasojë e infektimit me coronavirus ka arritur këto ditë shifra rekord. Por çfarë do të thotë rritja e numrit të vdekjeve? Dhe a po vdesin më shumë njerëz se në pranverë?
Numri i infektimeve të reja në Gjermani që nga fillimi i tetorit është rritur ndjeshëm.
Që nga mesi i nëntorit, me pak ndryshime vihet re një ulje e lehtë e infektimeve, por ato mbeten të larta.
Ndërkohë shifra e infektimeve i ka kaluar 1 milionët.
Prej javësh ekspertët paralajmërojnë, se rastet me simptoma të rënda si edhe rastet e vdekjeve do të shtohen – me pak vonesë – por ato pasojnë pas rritjes së numrit të infektimeve.
Këtë e paralajmëroi kreu i Shoqatës Gjermane të Spitalve, Gerald Gaß më 2 nëntor për gazetën “Bild”.
“Në dy javë deri 3 javë do të kemi numrin më të lartë të pacientëve të trajtimit intensiv që do të kalojnë numrin e prillit”.
Kurse Ralf Krumkamp nga Qendra gjermane për Studimet e Infektimeve thotë, se rritja e numrit të vdekjeve po dukej që në nëntor.
“Rritja e numrit të vdekjeve vjen pak më se vonesë se rritja e numrit të infektimeve. Aktualisht po rritet numri infektimeve tek personat mbi 80 vjeç. Prandaj ka gjasa që të shohim rritje të numrit të vdekjeve”, tha Krumkamp për DW.
Aktualisht në Gjermani numri i vdekjeve si pasojë e infektimit me coronavirus ka arritur këto ditë shifra rekord. 426 vetëm të enjten e kaluar. Kurse të shtunën e kaluar u regjistruan 379 vdekje nga personat e testuar me Corona, njoftoi Instituti Robert Koch.
A është vala e dytë e coronavirusit më goditëse se para?
Për të dhënë një përgjigje për këtë duhet parë njëherë, se cilat shifra merren për të analizuar.
Parë nga numri i infektimeve, vala e dytë është më e rëndë se e para.
Nëse në valën e parë shifrat u ngjitën në 6000 raste në ditë, gjatë valës së dytë shifrat janë rritur në më shumë se 23.000 raste në ditë. Por këto shifra duhen parë edhe në kontekstin e testimeve.
Nëse në pranverë testoheshin 300.000-400.000 raste në javë, tani testohen 1,2-1,7 milionë persona në javë.
Por shifra e pazbuluar në pranverë duhet të ketë qenë më e lartë. Kurse tek numri i vdekjeve pamja është ndryshe: Në valën e dytë është arritur shifra më e lartë e vdekjeve, me më shumë se 400 raste në ditë, në këtë javë.
A është vdekshmëria më e lartë tani?
Jo, deri më tani, madje e kundërta është e vërtetë.
Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga coronavirusi në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve është aktualisht më i ulët se në pranverë.
Kështu Instituti Robert Koch regjistroi në prill 2020 një shifër prej 6,98% (java kalendarike 16.) të vdekjeve.
Ndërsa në tetor 2020 kjo shifër është 0,94%.
Të dhënat e vdekshmërisë për nëntorin nuk mund të merren ende për bazë, sepse ende nuk dihet si do të jetë në fund të muajit ecuria e rasteve të sëmundjeve me coronavirus.
Tek shifra e viktimave duhet parë referimi tek shifra e përgjithshme dhe kjo është më e lartë, për shkak të shtimit të testimeve.
Edhe në këtë kontekst, kjo shifër është më e ulët se në pranverë.
Një faktor mund të jetë mbrojtja më e mirë e grupeve të rrezikut.
“Tek rastet aktuale të vdekjeve kemi një vlerë, të cilën mund ta hulumtojmë më mirë”, thotë Ralf Krumkamp.
“Tek rastet e infektimeve anashkalohet ecuria e rasteve me simptoma të buta të sëmundjes, nëse nuk teston rregullisht. Rastet e rënda dhe ato vdekjeve regjistrohen më mirë, sepse ato janë me relevancë klinike”.
Vdesin më shumë njerëz aktualisht se më parë?
Si në shumë vende të tjera po ndërrojnë jetë këtë vit më shumë njerëz se vitet e kaluara, edhe në Gjermani.
Por të dhënat janë të ndryshme.
Në Gjermani ka më pak raste vdekjeje se në vendet e tjera europiane. Por edhe këtu përhapja e virusit ka çuar në një vdekshmëri më të lartë.
Më vështrimin drejt Europës, trendi është më i qartë: Sipas të dhënave të projektit” European mortality monitoring” (Euromomo) në pranverën 2020 dhe aktualisht vdekshmëria në kontinent është dukshëm më e lartë.
Statistikat tregojnë dallime: Në vende si Spanja, Franca, Belgjika vdekshmëria është shumë më e lartë – në vende të tjera si Finlanda apo Greqia ajo është në vlera mesatare.
Përgjigja për pyetjen, nëse aktualisht vdesin më shumë njerëz se zakonisht, është e ndryshme nga vendi në vend. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sateliti më i madh privat turk dërgohet në hapësirë
Qeveria izraelite nuk duhet të lejohet të shkelë armëpushimin – thotë Erdogan
Ministri i ekstremit të djathtë izraelit thotë se do të japë dorëheqjen nga qeveria nëse miratohet marrëveshja e armëpushimit në Gaza
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025
Zelensky i tregon armatimet kryeministrit britanik: Qëllimi ynë është të prodhojmë një numër rekord të dronëve
Ministri i ekstremit të djathtë izraelit thotë se do të japë dorëheqjen nga qeveria nëse miratohet marrëveshja e armëpushimit në Gaza
Biden dëshiron t'i japë "goditjen e fundit" Trumpit: Duhet të kufizohet imuniteti presidencial
Franca mbajti stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit