Dy flamujt pas shpinës së presidentit Donald Trump duhet të simbolizojnë: Unë jam shumë mirë dhe i aftë për të ushtruar postin që kam. Por sa i sëmurë është vërtet Trump?
Donald Trump, është pacienti më i rëndësishëm për momentin në Walter Reed Medical Center në Uashington dhe me siguri që nuk ishte i lumtur me raportimet e mediave amerikane për gjendjen e tij shëndetësore.
Mjeku i tij ka dhënë vetëm lajme pozitive para mediave ditën e shtunë, por në media u raportua për komplikime të gjendjes shëndetësore.
Duket se dikush ka treguar më shumë gjëra sesa që është dashur për gjendjen e presidentit.
Pacienti Donald Trump u paraqit me petka, por edhe këmishë pa kravatë – sepse kështu frymëmarrja është më e lehtë – me apo pa coronavirus.
Pas vetes kishte vënë dy flamuj që do të duhej të simbolizonin se ai është mirë dhe i aftë për të kryer detyrën.
Interesante në videon e tij prej 4 minuta e dy sekonda ishte se ai disa herë shprehu falënderimin për trajtimin e mirë nga mjekët.
Dhe e dyta, ai asnjëherë nuk zuri në gojë fjalën Fake-News.
Kjo mbase ka mundur të pritet, kur merr parasysh lajmet e shumta dhe spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore – të cilat dallojnë nga shpjegimet zyrtare.
Gjendja
Gjendja e presidentit pas infektimit me coronavirus është më shqetësuese sesa që mendohej në fillim.
Shefi i shtabit të presidentit Mark Meadows deklaroi për Fox News, se mjekët kanë qenë për shkak të rezultateve në gjak “shumë të shqetësuar” për gjendjen e 74-vjeçarit.
“Prej dje ai ka bërë përparime të jashtëzakonshme”, shtoi Meadows. “Dje në mëngjes kemi qenë vërtet të shqetësuar… ai ka pasur temperaturë të lartë dhe oksigjeni në gjak ulej shpejtë”.
Por ai në asnjë moment nuk ka qenë i rrezikuar sa të mos mund të ushtrojë detyrën e presidentit, ky rrezik nuk ka ekzistuar.
Meadows duhet të mendojë për të ardhmen e tij, sepse ai është personi, i cili mbase ka folur tepër.
Gazeta “New York Times” dhe televizioni ABC kanë raportuar më parë, duke iu referuar një burimi të besuar, se “vlerat e gjakut të presidentit kanë qenë tepër shqetësuese në 24 orët e kaluara”. “48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për trajtimin mjekësor të tij”.
Edhe mjeku i Trump, Dr. Sean Conley i ka paraqitur gjërat ndryshe në mbrëmje nga ato në mëngjes.
Ai ishte i shoqëruar nga nëntë persona të tjerë para gazetarëve kur kumtoi se “Presidenti është shumë mirë”.
Ai nuk ka temperaturë dhe nuk ka pasur nevojë për frymëmarrje artificiale. Në fund të ditës, fjalët e Conley ishin në këtë kontekst: “Ndonëse ende nuk e ka kaluar sëmundjen, ekipi i mjekëve mbetet optimist i matur”.
Nuk ka zgjidhje tjetër?
Po si duhet t’i shohim gjërat?
Në raportet e agjencive thuhet, se presidenti Trump është shumë i zemëruar me deklaratat e shefit të shtabit.
Ai ka kërkuar nga i besuari i tij shumëvjeçar Rudy Giuliani të kumtojë se presidenti është mirë.
Si dëshmi ai kërkuar të bëhet edhe një video, pohon një burim i afërt me presidentin, por në kushte anonimiteti.
Në këtë video Trumpi mbrojti vendimin që përkundër pandemisë të bëjë fushatë me mbledhjen e masave të mëdha të njerëzve.
“Nuk kam pasur ndonjë zgjidhje tjetër. Unë është dashur të dal përpara”.
Presidenti është 74-vjeç dhe ka mbipeshë, që do të thotë se i takon grupit me rrezikshmëri të lartë.
Mjeku i presidentit Conley tha se Trump, shenjat e para të sëmundjes i ka treguar të enjten, pra më herët sesa është menduar deri tani.
Por as kjo nuk e ka qetësuar gjendjen.
Në Shtëpinë e Bardhë po përpiqen të identifikojnë tani të gjithë personat, me të cilët presidenti dhe zonja e parë kanë pasur kontakt.
Kjo ka të bëjë në radhë të parë me ceremoninë e emërimit të Amy Coney Barrett në postin e Gjykatës më të lartë në vend.
Atë ditë Trumpi ka pasur më shumë se 150 mysafirë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Shumë prej tyre i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit dhe nuk kanë mbajtur distancën. Pak prej tyre kanë pasur maska në fytyrë.
Në Shtëpinë e Bardhë ka pasur shumë pritje, ndër to edhe Barrett, senatorë dhe të tjerë, që mund të shihen nga fotografitë e ceremonisë.
Shumë prej pjesëmarrësve kanë dalë pozitiv në testin e virusit: Ish-guvernatori i New Jerseyt, Chris Christie, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, presidenti i universitetit privat University of Notre Dame, senatorët republikanë Mike Lee dhe Thom Thillis… I infektuar është edhe menaxheri i fushatës elektorale të Trumpit, Bill Stepien dhe kryetari i Partisë Republikane Ronna McDaniel, si dhe asistenti i presidentit, Nick Luna…
Donald Trump, njeriu i sëmurë në Amerikë, nuk është pra aspak i vetmuar. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri