Ballkani edhe këtë vit arriti të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që është një arritje e madhe për futbollin kosovar.

Ky ishte viti i dytë me radhë që Ballkani luan në garën e tretë më të rëndësishme të futbollit evropian dhe pa dyshim që kjo i sjell të ardhura të majme klubin me bazë në Suharekë.


Në sezonin 2022/23 nga garat evropiane, që ishte hera e parë për Ballkanin, klubi therandas kishte fituar 4 milionë e 182 mijë euro, sipas “football-coefficient”.

ballkani 2

Edhe këtë vit, kampioni kosovar ka arritur të fitojë pothuajse të njëjtë shumë me vitin e shkuar.

Ballkani këtë vit ka arritur të marr 4 milionë e 143 mijë euro.

Kampioni i Kosovës fillimisht mori nga 100 mijë euro për çdo ndeshje të zhvilluar në fazën eliminatore, që i bie 400 mijë euro, ndërsa nga koeficienti 10 vjeçar ata arritën të marrin mbi 44 mijë euro.

Futja në fazën e grupeve ua dha klubit kosovar afërisht 3 milionë euro, ndërsa fitorja ndaj Dinamo Zagreb shtoi në arkat e tyre 500 mijë euro.

Po ashtu 166 mijë euro u shtuan edhe nga barazimi që morën më Astanan.

Pra shuma në total vetëm nga parat që jep UEFA shkon në mbi 4.1 milionë euro.

Screenshot 5 28

Të gjitha këta pa llogaritur të ardhurat nga biletat, marketingu dhe të drejtat televizive.

Më këto të ardhura, Ballkani do të vazhdojë të mbetet lokomotivë në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app